ARKATANA

Përveç QUINT-it, edhe Austria i kërkon Kosovës hapa për themelimin e Asociacionit për të arritur sigurt shumicën për KiE

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që të sigurojë përkrahjen e nevojshëm në Komitet të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Besnik Velija

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë kanë thënë se Austria është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Gjithashtu Vjena zyrtare thekson se e inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa vendimtar për themelimin e Asociacionit, që në mënyrë të sigurt të arrijë shumicën e nevojshme në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

FIDANISHTJA

“Austria si një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ne inkurajojmë fuqimisht qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime vendimtare në themelimin e ASMM (Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe) për të arritur në mënyrë të sigurt shumicën e nevojshme në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë.

Hapa për themelimin e Asociacionit në këmbim të përkrahjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës kanë kërkuar edhe Gjermania, Franca dhe Italia. Këto shtete, po kërkojnë që Qeveria e Kosovës të dërgojë për verifikim në Gjykatë Kushtetuese Draftin e BE-së, hap ky që konsiderojnë se do të dërgonte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës ndaj komuniteteve pakicë.

Por, kryeministri Albin Kurti po e konsideron si kushtëzim absurd dhe ka thënë se Kosova s’pranon diçka të tillë. Madje Kurti ka thënë se nuk do ta dërgojë në Kushtetuese Draftin e BE-së, meqë i njëjti s’është një dokument, por vetëm një “non-paper”, pasi që i njëjti s’është pranuar e as nënshkruar në kuadër të pakos bashkë me Marrëveshjen për Normalizim gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

Se anëtarësimi në Këshill të Evropës ka lidhshmëri me Asociacionin e ka thënë edhe emisari i SHBA-së për rajonin, Gabriel Escobar. Ai ka kërkuar që Kosova të dëgjojë aleatët evropianë dhe të bashkëpunojë më ta./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.