Përurohet zyra e Grupit të Grave në Kamenicë

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me përfaqësuesit e UNMIK-ut Robert Pulver, Jo-Anne Bishop dhe Grupin e Grave kanë përuruar zyrën e re të këtij grupi.

Kryesuesja e Grupit të Grave Azemine Maliqi, është shprehur shumë e kënaqur për mbështetjen nga ana e kryetarit Kastrati dhe nga përfaqësuesit e UNMIK-ut.

Ndërkaq kryetari Kastrati tha se pozita e femrës në Komunën e Kamenicës është shumë e kënaqshme, duke e ditur se komuna nga qeverisja lokale udhëhiqet nga gjashtë drejtoresha femra.

“Jemi komuna e parë në Kosovë që kemi emëruar gra në gjysmën e drejtorive. Ky është hap i vogël por shumë i rëndësishëm në luftën për barazi ligjore”, tha ai.

E përfaqësuesit e UNMIK-ut thanë se janë shumë të lumtur për mbështetjen që po ua bëjnë Grupit të Grave të Kamenicës dhe se do të vazhdojnë t’i përkrahin ato edhe në iniciativa tjera të ngjashme./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).