UBT

Përurohet vepra “Qëndrimi i Serbisë ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” i Hivzi Ramadanit

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në ambientin e KK të Gjilanit, sot, para disa familjarëve, shokëve, miqve dhe kolegëve të Shkollës fillore “Musa Zajmi”, u bë përurimi i veprës së Hivzi Ramadanit, “Qëndrimi i Serbisë ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1878-1912”.

Fillimisht, Tahir Arifi, profesor tha se, sot po e përurojmë veprën e Hivzi Ramadanit, profesor, e cila vepër na sjell një materie interesante për një ta kaluar, tonën, sa të rëndë, po aq edhe të rëndësishme. “Vepra e H. Ramadanit na flet për kohën e qëndresës së popullit shqiptar, i cili popull qe në zgrip të zhdukjes nga faqja e dheut Serbia, Greqia e Mali i ZI. Prandaj, manifestimit kulturor të sotëm, dritën e gjelbërt ia kanë dhënë dy recensentë të veprës, si janë: Fehari Ramadani dhe Qerim Dalipi. Këta sot e kanë fjalën”, tha T. Arifi, moderator.

Redaktori i veprës, Fehari Ramadani tha se, vepra në fjalë e Hevzi Ramadanit është rezultat i punës së tij hulumtuese-kërkimore, disavjeçare për përgatitjen e tezës së magjistraturës, të cilën e mbrojti me sukses në Universitetin e Tetovës. Në veprën në fjalë, autori trajton qëndrimin e shtetit serb ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në periudhën nga Kriza Lindore e viteve ’70-ta të shek. XIX e deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Po ashtu, autori në veprën e tij trajton politikën çnjerëzore që Serbia e zhvilloi mbi popullsinë civile shqiptare, që me aneksimine pjesës verilindore të Vilajetit të Kosovës (Nish, Kurshumli, Toplicë, Pirot, Leskoc dhe Vrajë), nga ku u dëbuan mbi 200.000 vetë dhe u shkretuan 740 vendbanime. Prandaj, shtoi ai- “ky studim monografik, me strukturë të logjikshme e të qëndrueshme, është rezultat i një pune të gjatë kërkimore e shkencore të autorit. Autori ka shfrytëzuar dokumente arkivore të arkivave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe burimet e botuara që janë shfrytëzuar nga autori, e bëjnë këtë vepër të rezistueshme ndaj çdo kritike shkencore. Të shtoj edhe këtë se, kjo vepër e autorit duhet të jetë një literaturë e nevojshme për të gjithë ata që do të merren me historinë shqiptare të periudhës së përmendur”.

Qerim Dalipi, recensent i veprës tha se, jam i nderuar sot që marri pjesë në këtë përurim libri, ku mua më bën nder dhe e ndiej vetën të privilegjuar. “Monografia “Qëndrimi i Serbisë ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1878-1912 e magjistër Hevzi Ramadanit, përbën një kontribut të rëndësishëm për historiografinë shqiptare të periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Fundamenti

Siç dihet, gjatë viteve 1878-1912, qeveria serbe, me qëllim që të bindte opinionin e brendshëm dhe qendrat e vendosjes evropiane për zgjerimin e shtetit serb në dëm të trojeve të tjera shqiptare, e përshkallëzoi edhe më tej politikën propagandistike kundër Lëvizjes Shqiptare. Po kështu, në shërbim të diplomacisë serbe u vunë edhe studiues serbë, të cilët në studimet e tyre, ku më shumë kishin prirje shoviniste sesa realitet shkencor, i paraqitën shqiptarët pa traditë shtetërore. Në vepër, autori më tej vë theksin mbi qëndrimin negativ të diplomacisë serbe ndaj Lidhjes se Pejës, si dhe hedhë dritë për projektet e personaliteteve të dalluara serbë kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Rrjedhimisht, monografia është ndërtuar mbi ballafaqimin e argumenteve të sjella dhe mbajtjes së qëndrimit kritik ndaj problemeve të caktuara. Veç kësaj, monografia është shkruar përmes një stili të lehtë që e bënë atë të qartë dhe të kuptueshme, si për opinionin shkencor, ashtu dhe për opinionin e gjerë publik”.

Hysen Këqiku, tha se, ky kontribut i përbashkët me autorin e veprës në fjalë, është një rezultat që e pa dritën e botimit në saje të angazhimit të Shtëpisë Botuese “Kurora” në Gjilan, e cila është tejet e nderuar, sepse ka marrë si obligim botimin e një vepre të sajuar në bazë të hulumtimeve e të dhënave të shumta nga periudhat më të rëndësishme të historisë se popullit shqiptar, që nga betejat e mëdha që nga koha e Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Siç është e ditur, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, nga kjo periudhë historike, 1878-1912, dolën me përfitime të mëdha territoriale nga tokat shqiptare. Greqia fitoi 68% territor dhe 3% popullsi më shumë. Mali i Zi fitoi 62% territor dhe 100% e popullsi më shumë dhe, Serbia fitoi 82% territor popullsi më shumë. Pra, vepra në fjalë ngërthen në vete një materie mjaft interesante me shumë prurje të reja të kësaj periudhe. Ia vlen të lexohet dhe të vlerësohet. Autorit shëndet dhe suksese të tjera!”

Në fund, Hevzi Ramadanit, autor, tha se, rreth veprës sime, nuk kam çka t’ju flas. “Atë që e kam planifikuar për ta shkruar si vepër, e kam thënë dhe ato fjalë, shënime e mendime i kam mbarështuar në vepër. “Sot po e ndjej vetën të privilegjuar. Më kuptoni. Dhe, këto emocione, të cilat i posedoj, dua t’i ndaj me ju. Ju sot më nderuat, por nuk dua ta anashkaloj kryetarin e komunës, z. Haziri, i cili e ka ndihmuar botimin e veprës. Po ashtu e falënderoj z. Ismet Dërmakun, i cili më ka furnizuar me literaturë. I falënderoj të gjithë që, në një mënyrë a tjetër, më kanë përkrahur. Ju faleminderit të gjithëve!/tefik selimi/rajonipress/