Fundamenti

Përurohet ura në fshatin Sadovinë të Jerlive

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor dhe përfaqësues së GLV “Vitia” ka bërë përurimin e urës në fshatin Sadovinë e Jerlive, konkretisht tek vendi i quajtur “Gilbush”.

Ndërtimi i kësaj ure është mirëpritur jo vetëm nga fermerët e fshatit Sadovinë e Jerlive por edhe nga ata të fshatit Sllatinë e Ulët pasi që në këtë pjesë shumë banorët të këtij fshati kanë tokat e tyre bujqësore.

UBT

Përndryshe ndërtimi i urës është financuar nga 80 % e mjeteve prej Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës kurse 20% e mbetura janë financuar nga projekti Aftësitë për Punësim Rural ndërkaq implementimi i këtij projekti është bërë nga Grupi Lokal i Veprimit “Vitia”.

Pos ndërtimit të urës në vendin e quajtur “Gilbush” është bërë pastrimi dhe hapja e përroskës./rajonipress/