Eko Higjiena

Përurohet tabela në rrugën Miresh – Stublinë, në 22 vjetorin e daljes publike të UÇPMB-së

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në përvjetorin e 22-të të daljes publike të UÇPMB-së, sot në fshatin Miresh (Dobërçan) vendosëm buqeta lulesh pranë lapidarit të dëshmorëve Mehmetali Behluli dhe Mulla Nysret Hajdari dhe bëmë përurimin e tabelës në rrugën Miresh-Stublinë me shkronjat e arta të luftës për liri UÇPMB ka shkruar Ahmet Isufi.

Kjo rrugë ishte arteria e lëvizjes dhe furnizimit të një ushtrie që ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët dhe opinionin ndërkombëtar.

KKVITI

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit që ranë për liri të Atdheut!
Respekt për luftëtarët dhe të gjithë ata që u angazhuan në luftën e UÇPMB-së ka theksuar Ahmet Isufi./rajonipress/