United Hospital

Përurohet stadiumi i futbollit “Gursel e Bajram Sylejmani” në Sadovinë të Jerlive

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Të premtën në fshatin Sadovinë të Jerlive, është përuruar projekti i ndërtimit të fushës ndihmëse të futbollit, me që rast kanë marrë pjesë ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe udhëheqës të Institucioneve komunale, sportistë e qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka falënderuar Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Federatën e Futbollit të Kosovës në veçanti ish presidentin e ndjerë të FFK-së, legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, por edhe presidentin e tanishëm Agim Ademi, që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në komunën e Vitisë. “Ne vazhdimisht kemi përkrahur ekipet sportive siç janë KF “Vitia” dhe KF “Vllaznia” të cilat i përgëzoj për arritjet e deritanishme. Kjo fushë të cilën po e përurojmë sot, do të jetë në shërbim të të gjithëve. Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj, po punon shumë në krijimin e hapësirave të mirëfillta për sportistët vitias. Në vazhdën e këtij angazhimi, vetëm në një periudhë të shkurtë në komunën e Vitisë, kanë filluar punimet e ndryshme në sektorin e sportit si: stadiumi i qytetit të Vitisë, palestra sportive, rivitalizimi i stadiumit të Pozheranit tani edhe fusha ndihmëse në Sadovinë të Jerlive. Kjo dëshmon se jemi të përkushtuar të mbështesim sektorin e sportit, në mënyrë që të kemi një infrastrukturë të kompletuar për zhvillimin e këtij sektori”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për futbollin kosovar, i cili po shënon rezultate të mira në të gjitha ligat. “Viti 2018 u kurorëzua me suksese të mira sa i përket sportit individual por edhe kolektiv, si në futboll, volejboll, basketboll etj. Këto janë të arritura të përbashkëta, të cilat duhet çmuar”, ka thënë ministri Gashi.

KKVITI

Kurse kryetari i FFK-së Agim Ademi, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit me Institucionin që ai drejton. Në këtë solemnitet, u zhvillua një ndeshje revyale mes veteranëve të ish klubit “Uniteti” dhe “Agromorava”.

Kryetari Haliti, ka nderuar me mirënjohje ministrin Gashi, kryetari e FFK-së Agim Ademin, mirënjohje post mortum për Fadil Vokrrin, Nexhat Fetahun, KF “Vllaznia” dhe KF”Vitia”. Ndërsa, në emër të KF “Vllaznia”, kryetarin e FFK-së dhe kryetarin e komunës Sokol Halitin, i nderoi me mirënjohje Ardian Kurteshi përfaqësues i këtij klubi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.