ARKATANA

Përurohet shërbimi i stomatologjisë në Roganë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Roganë, sot është përuruar shërbimi i stomatologjisë i cili tani e tutje do të jetë i hapur gjatë të gjitha ditëve të punës për banorët e Roganës dhe fshatrave rreth saj.Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryetari Begzad Sinani, nënkryetari Fatmir Matoshi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku, drejtori i shëndetësisë Agim Bucolli dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Sinani me këtë rast tha se po përmbushet edhe një kërkesë dhe zotim i qeverisë komunale për të ofruar shërbimet sa më afër qytetarëve. “Kjo ordinancë do të jetë në shërbim të Roganës dhe fshatrave tjera të këtij rrethi dhe jemi të lumtur që këtë të arritur po e jetësojmë sot. Rogana përditë e më tepër po përparon, dhe ky projekt i yni së bashku me shkollën moderne që po ndërtohet, asfaltimet e rrugëve dhe infrastruktura tjetër po i japin Roganës epitetin e një qytetëze të zhvilluar. Angazhimi ynë nuk përfundon këtu dhe nuk përfundon me këto investime e projekte, jemi të përkushtuar që të punojmë çdo ditë për komunën tonë dhe për qytetarët e saj” tha kryetari Sinani duke uruar stafin e QMF-së dhe stomatologen Aishe Morina.

ARKATANA

Në emër të këshillit lokal, kryetari Isa Kryeziu ka falënderuar strukturat komunale për hapjen e qendrës së stomatologjisë në Roganë duke e vlerësuar si një të arritur për Roganën. “Ju falënderoj në emër të këshillit lokal dhe jam i bindur se kjo qendër do të përmirësoj kushtet e banorëve këtu. Tash e tutje qytetarët e kësaj pjese nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Kamenicë për të kryer shërbime stomatologjike dhe kjo ka rëndësi të madhe” tha Isa Kryeziu.

Kryetari i këshillit lokal të Roganës Isa Kryeziu ishte edhe pacienti i parë në këtë qendër të stomatologjisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.