GRANDEMALL

Përurohet Rruga e Kombit “Ibrahim Rugova”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me një ceremoni solemne është përuruar Rruga e Kombit “Ibrahim Rugova”. Kjo autostradë, e cila filloi së ndërtuari para tri vjetëve, u vlerësua lartë nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës të cilët thanë se kjo rrugë e lidh Kosovën me BE-në.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka thënë se me ndërtimin e kësaj rruge ne po tregojmë se mund të realizojmë edhe projekte shumë të mëdha dhe të rëndësishme.

“Vullneti i pamposhtur dhe bashkimi i forcave tona tregon se jemi të aftë t’i përfundojmë me sukses veprat e mëdha. Vetëm kështu e ndërtojmë një të ardhme të sigurt, prosperuese, duke qenë autostrada arterie e komunikimit që i bashkon njerëzit, bashkon popujt dhe vendet. Duke na lidhur me rrugët dhe korridoret më të rëndësishme evropiane, duke e nxitur bashkëpunimin e ndërsjellë, duke i shumëfishuar përfitimet dhe duke ndikuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, në këtë shekull të integrimeve, të anëtarësimit tonë në BE. Kjo autostradë moderne është simbol i përkushtimit tonë, simbol i vullnetit tonë, simbol i suksesit tonë, simbol i integritetit tonë. Ju faleminderit dhe ta gëzojmë udhën e kombit”, u shpreh Jahjaga, transmeton Kosovapress.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se kjo rrugë lidh dhe ofron edhe më shumë Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas tij, ky projekt për breza të tërë ishte një ëndërr, derisa shtoi se secili prej nesh ndihet mirë dhe krenar.

ARKATANA

“Kosova është një vend i bekuar nga Zoti për natyrën që e ka, për bukurinë e saj por edhe për pozicionin e saj në rajon. Kjo autostradë është vetëm fillimi i zhvillimit tonë, Autostrada lidh Kosovën me Shqipërinë dhe përmes Adriatikut me Evropë. Autostrada lidh qytete dhe vendbanime të veriut dhe jugut të Kosovës drejt përparimit. Kjo autostradë që nis nga Adriatiku, lidh një komb të vogël por me vlera dhe njerëz të mëdhenj. Kjo autostradë lidh një rajon të tërë”, ka theksuar ai.

Gjatë përurimit u prezantua edhe një rrëfim i shkurtër me pamje gjatë punimeve të këtij projekti që nga fillimi i tij e deri më sot.

Rruga e kombit, ka filluar të ndërtohet më 12 prill 2010 dhe pas 40 muajve punë ka përfunduar dhe është përuruar sot më 26 nëntor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.