UBT

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut “Te Pishat” në Tërpezë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Tërpezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe natyrës, posaçërisht në këtë zonë e cila dita më ditë po merr primatin e një parku shumë të frekuentuar nga vizitorët.

Në këtë aksion, morën pjesë pos Institucioneve me drejtoritë komunale edhe KFOR-i, Policia, Organizatat Joqeveritare, kompanitë e pastrimit, institucionet e subjekte tjera, banorët e zonës etj.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në cilësinë e organizatorit, është shprehur se ruajtja e natyrës ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullatës.

ARKATANA

Ai ka shtuar më tej se aksioni i pastrimit që po realizohet në këtë park të bukur, do të jetë mesazh për vizitorët që vijnë dhe shijojnë këto bukuri, që pastaj edhe të mbrojnë atë nga papastërtia dhe mbeturinat. “Vet prezenca e juaj, dëshmon interesimin për ta ngritur nivelin e përgjegjësisë që ky park të jetë i pastër dhe ti kontribuoj shëndetit”, tha Haliti.

Mirëpo, pos aksionit të pastrimit, sot u lëshua në qarkullim rruga e asfaltuar 1 kilometërshe, që lidh rrugën kryesore të fshatit, me këtë park. Qytetarët e komunës së Vitisë por edhe më gjerë, do ta kenë më të lehtë qarkullimin gjatë vizitës që do ti bëjnë Parkut “Te pishat” në Tërpezë, me realizimin e këtij projekti.”, është shprehur kryetari Haliti, duke premtuar se investimet në këtë park nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.

Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të asfaltimit të përbashkët të rrugëve në Smirë, Kolishte e Tërpezë, që kryesisht është investim komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.