Mobi Casa

Përurohet projekti për rregullimin e ujësjellësit në lagjen “Çamëria”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i komunës Qëndron Kastrati së bashku me zv.ministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) Magbule Shkodra dhe nënkryetarin Faton Jakupi, sot bënë përurimin e projektit për rregullimin e ujësjellësit në lagjen “Çamëria”.

Ky projekt i cili ka vlerën prej 125 mijë e 500 euro, ka rëndësi të jashtëzakonshme për banorët e kësaj ane.

Mobi Casa

Kastrati tha se uji është njëra nga nevojat themelore për jetesë dhe se po bënë krejt çka është e mundur që qytetarëve t’u ofrojë infrastrukturën bazike.

“Jashtëzakonisht i kënaqur që 256 shtëpi po furnizohen me ujë të pijshëm”, tha ai.
Ndërkaq, zv.Ministrja Magbule Shkodra tha se MZHR-ja është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në të mirën e qytetarëve./rajonipress/