Eko Higjiena

Përurohet projekti për përpunim dhe konservim të perimeve në Sllatinë të Epërme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Shoqata e grave “Hortikultura” nga Sllatina e Epërme, është përfituese e një projekti të përbashkët të Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe komunës së Vitisë, i cili ka të bëjë me pajisjet për konservim të perimeve. Ky projekt, do të mundësoj inkuadrimin e 20 grave që do të merren me këtë veprimtari, e njëherit do të zbusë sadopak gjendjen ekonomike të familjeve të tyre.

Fisnik Beqiri përfaqësues i Fondacionit Kosovë Luksemburg, ka thënë se në kuadër të këtij projekti është përkrahur shoqata “Hortikultura” me pajisje për konservimin e perimeve, të cilat gratë e kësaj shoqate do të punojnë për një kohë të gjatë me këto pajisje që ne i kemi ofruar. “Ky projekt është financuar nga fondacioni ynë në bashkëpunim me komunën e Vitisë, në vlerë prej 11.500 euro, prej të cilave 10.000 janë donacion i Fondacionit, 1.000 nga shoqata dhe 500 nga komuna e Vitisë. Fondacioni paraprakisht ka trajnuar anëtaret e shoqatës, në mënyrë që ato të jenë të pavarura dhe të afta në punën e tyre”, ka thënë Beqiri.

Kurse udhëheqësja e shoqatës Hortikultura Valbona Ajeti, është shprehur tejet e kënaqur me donacionin që ju është ofruar. Ajo shprehet se tani do të jenë të punësuara 20 gra, kryesisht anëtare të shoqatës. Është falënderuese për mbështetjen institucionale dhe të Fondacionit dhe nuk sheh ndonjë sfidë në këtë veprimtari.

Fundamenti

Kurse drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Veton Ademi, në këtë përurim ka theksuar se hapja e një punëtorie për konservimin e perimeve po bëhet për herë të parë në komunën e Vitisë dhe në këtë mënyrë po bëhet edhe rrumbullakimi i procesit të prodhimit. “Ne vazhdimësi, që nga viti 2014, duke e parë interesimin e grave për tu marrë me përpunim të produkteve bujqësore, si drejtori jemi munduar që atyre të ju sigurojmë një mbështetje më të fuqishme për ta zhvilluar këtë veprimtari, si dhe për ta zbutur numrin e të papunëve”, tha Ademi.

Ai ka theksuar se donacionet jo vetëm për këtë shoqatë, por edhe shoqatave të tjera që tubojnë gratë, kanë ardhur në saje të angazhimit të kryetarit Haliti dhe bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm, siç janë në këtë rast edhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.