Fundamenti

Përurohet objekti modern në Malishevë të Gjilanit

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Personalitete nga jeta politike, publike, kulturore, ushtarake kanë marrë pjesë të dielën në përurimin solemn të sallës sportive dhe të objekti parashkollor të shkollës fillore “Abdullah Tahiri” të fshatit Malishevë. Salla e cila është realizuar nga investimet e Komunës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është moderne dhe plotëson standardet evropiane. Qemajl Mustafa tha se besojmë thellë që ia kemi qëlluar plotësisht me këtë investim sepse është njëri nga investimet që na ka munguar me vite dhe që drejtpërdrejtë kontribuon në formimin tonë të shëndetshëm dhe në edukimin e hershëm të fëmijëve e që sot në botë është i rëndësishëm dhe është prioritet i lartë.

Të dielën shumë qytetarë e figura të njohura nga fusha e arsimit, kulturës jetës politike kishin mësyrë Malishevën për të marrë pjesë në përurimin modern të sallës së sporteve në këtë fshat.

Salla moderne është investim i Komunës dhe MAPL-së. Para se të bëhej përurimi i sallës delegacioni komunal i udhëhequr nga Qemajl Mustafa kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, tek përmendorja e Abdullah Tahirit dhe më pas me shumë aktivitete edhe është shënuar dita e shkollës që edhe mbanë emrin e njërit nga themeleusit e parë të UÇK-së Abdullah Tahirit.

Qemajl Mustafa duke folur para bashkëvendësve të tij tha se më lejoni që në emrin tim dhe në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit t’ju përshëndes, t’u jem mirënjohës të gjithëve dhe t’ju falënderoj për ardhjen në festën vjetore të shkollës së fshatit Malishevë e cila e mban dinjitetshëm dhe e arsyeton me punë të mirë emrin e dëshmorit të kombit që doli po nga ky fshat dhe nga kjo shkollë Abdullah Tahirit.

“Më lejoni që familjen e dëshmorit tonë Abdullah Tahirit ta përshëndes në mënyrë të veçantë dhe t’ua shprehim mirënjohjen e falënderimin për sakrificën e tyre familjare. Posaçërisht bashkëshortes e fëmijëve të dëshmorit” tha Mustafa.

Mustafa tha se shënimi i përvjetorëve është gjithsesi i rëndësishëm sepse shpreh gjallërinë dhe përkushtimin tonë për njerëzit tanë të vyeshëm e kontributëdhënës siç është rasti i heronjve, dëshmorëve, martirëve e veteranëve tanë. “Po kështu ne e shprehim këtë gjallëri, gatishmëri dhe entuziazëm me rastin e shënimit të përvjetorëve të shtetësisë, të flamurit, të kushtetutës e të institucioneve tona sikur që është sot rasti me festimin e ditës së shkollës Abdullah Tahiri”.

Mustafa tha se këto akte patjetër paraqesin gëzime, janë festa të vërteta sepse secilin vit ne dalim para dëshmorëve, para gjyshërve e prindërve tanë, dalim para familjeve tona me rezultate përherë e më të mira të punës, dalim secilën herë më të rritur, më të ditur e më të gëzuar. Dalim me synime dhe me ambicie edhe më të mëdha për shënimin e festave të ardhshme. “Kështu është edhe sot në Malishevë. Kemi plotë rezultate të mira në arsimin e komunës dhe në këtë shkollë. Kemi të arritura të dukshme, rezultate që preken kudo në hapësirën e komunës e që e kanë bërë dhe po e bëjnë më të lehtë e më të mirë jetën e neve të gjithëve. Këto rezultate të punës tonë të mirë e të përbashkët në lirinë e Kosovës e bëjnë plotësisht me kuptim rënien e dëshmorëve dhe sakrificën e familjeve të tyre për shumë vite. Këto rezultate e bëjnë vendlindjen dhe atdheun edhe më të dashur edhe më të ngrohtë” tha Mustafa.

UBT

Mustafa tha se kemi përparime të mëdha në arsim, në shëndetësi, në administratë, në planifikim hapësinor, në infrastrukturë rrugore, në dhënie të mirë të shërbimeve për qytetarin edhe te furnizimi me ujë të pijshëm, te ndërtimi i kanalizimeve, te krijimi i hapësirave dhe ambienteve të gjelbëruara, të hapësirave për sport e rekreim për nxënësit e rininë tonë. “Një nga arsyet shtesë pse shënimi i ditës së shkollës fillore Abdullah Tahiri do të duhej me qenë (dhe është) festë edhe më e madhe është pikërisht një rezultat i mirë i punës tonë të përbashkët që sot i jepet si dhuratë kësaj shkolle, nxënësve e arsimtarëve të saj dhe rinisë së fshatit Malishevë e që është kjo sallë e sportit dhe e edukatës fizike bashkë me hapësirat moderne e të mjaftueshme për fëmijët parashkollorë të këtij fshati”.

Mustafa tha se besojmë thellë që ia kemi qëlluar plotësisht me këtë investim sepse është njëri nga investimet që na ka munguar me vite dhe që drejtpërdrejtë kontribuon në formimin tonë të shëndetshëm dhe në edukimin e hershëm të fëmijëve e që sot në botë është i rëndësishëm dhe është prioritet i lartë. “Natyrisht që për këtë lloj të objektit dhe për këso hapësira kemi nevojë në disa fshatra e në qytet por sigurisht që ato nuk mund t’i investojmë përnjëherë për shkak të mungesës së mjaftueshme të fondeve. Janë bërë hapa të mirë në këtë drejtim me ndërtimin e sallës së sporteve në shkollën fillore “Musa Zajmi”, me finalizimin e sallës së sporteve për shkollën e mesme ekonomike, me ndërtimin e kësaj në Malishevë dhe me ndërtimin e disa terreneve të jashtme për sport e rekreim , por pajtohem që do të duhej edhe më shumë edhe më shpejtë”.

Mustafa shtoj se gjatë planifikimit të buxhetit për vitin 2014 (të cilin planifikim tashmë e kemi nisur) do të përcaktohemi që një sallë e këtij modeli të investohet në një komunitet të madh siç është fshati Zhegër dhe pastaj në njërën nga shkollat fillore në qytet siç është ”Rexhep Elmazi” ose ”Abaz Ajeti” e kështu me radhë nga viti në vit.

Mustafa ka falënderuar Qeverinë e Kosovës (MAPL) që bashkë me komunën financiarisht e mbuluan këtë projekt, pastaj komunitetin e fshatit Malishevë – këshilli i fshatit që kujdesshëm e përcolli kryerjen e punëve, pastaj zyra e projekteve dhe e prokurimit e komunës, punëkryesi – kompania CDC për zbatim të saktë dhe kualitativ të projektit dhe mbikëqyrësit e projektit.

Një falënderim dhe përkulje e thellë edhe njëherë (dhe përherë) i takon dëshmorit të kombit Abdullah Tahirit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve në hapësirën e Komunës e të Kosovës siç janë dëshmorët e Zhegovcit, të Marecit, të Prekazit, të Gllogjanit, Reçakut e kahdo tjetër në hapësirat tona tha Mustafa.

Për ditën e shkollës “Abdullah Tahiri” ka folur drejtori i saj derisa Riad Rashiti në emër të fshatit Malishevë ka falënderuar të gjithë akterët që morën pjesë në realizimin e një projekti madhor për Malishevën./rajonipress/