United Hospital

Përurohet libërthi i gjeneratës “Gjurmët e punës” të përgatitur nga mësuesja Azize Ramadani

/ 4 minuta lexim
HW

Gjilan – Në lokalet e Shkollës fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan, u bë përurimi i libërthit i gjeneratës V-8 të përgatitur nga Azize Ramadani – Shabani, mësuese e shkollës në fjalë. Këtë program përmbyllës kulturor e ka organizuar kujdestarja në fjalë, e cila është hera e tretë e këtyre manifestimeve të rralla shkollore. Në program morën pjesë kolegë të punës, prindër, familjarë, nxënës dhe mysafirë tjerë të ftuar.

Fillimisht, mësuesja Azize Ramadani tha se, sot me promovimin e libërthit me titull “Gjurmët e punës” është ky manifestim përmbyllës për 5 vite të vlefshme me nxënësit e saj, të cilët për te ishin si fëmijë të dytë. “Ndjehem jashtëzakonisht krenare me secilin prej tyre, sjelljet e tyre, interesimin që treguan gjatë këtyre viteve, të cilët, sa herë kam dalë para tyre e kam ndie vetën shend e vetë. E kam ndjerë vetën si një Afërditë e kësaj kohe. Prandaj, shtoi ajo,- Uroj që suksesi i klasës sime të jetë i merituar dhe të mos mungojë asnjëherë”.

Aty u gjend edhe ish-mësuesja e Azize Ramadanit, Rafete Jakupi, e cila njëkohësisht është edhe lektore e libërthit të gjeneratës në fjalë. Edhe ajo tha se, “është e privilegjuar që është pjesë e këtij libri duke shpresuar që këto iniciativa të mos mungojnë asnjëherë dhe të bëhen shembull për mësimdhënësit e tjerë që e ushtrojnë dhe e duan këtë profesion të ndershëm e të shenjtë. Ajo tha edhe këtë se, ishte nxënësja e saj Azize Ramadani, e cila po shkon gjurmëve të saj dhe po bënë punë të shkëlqyer duke arritur suksese të shumta me shkollarët e vegjël në këtë shkollë qyteti”.

ARKATANA

Siç dihet, libërthi “Gjurmët e punës” është botuar për të tretën herë me radhë, i cili i është kushtuar gjeneratës së klasës V-8. Prandaj, ky tekst ka për qëllim promovimin dhe shpalosjen e punës së nxënësve përgjatë pesë viteve shkollore. “Gjurmët e punës III” në vete ngërthen aktivitetin e mësueses rreth klasës, ku bëhet fjalë për mësuesen e klasës, biografitë e nxënësve me disa nga shkrimet e tyre në poezi, prozë, ese e forma të tjera shkrimi. Këtu zënë vend 23 shkollarë, të cilët shkëlqejnë me biografitë e tyre të shkurtra dhe premtuese. Po ashtu, aty janë të botuara disa nga poezitë e tyre, të cilat artikulojnë cicërimat e ëmbla e ngrohtëse të këtyre dritave të jetës. Të vegjlit e kësaj klase kanë shkruar poezi për prindërit e tyre, 8 Marsin, mësuesen, gjyshit, familjes, stinën e pranverës etj.

Vlen të përmenden edhe dy nga studentët e Fakultetit të Edukimit, të cilët kanë mbajtur praktikën pedagogjike në këtë klasë që është shembull e shkollës. Këta dy studentët kanë bërë komentet e tyre rreth mësueses dhe klasës. Në fund është fjala e lektores dhe disa fotografi që e kanë “qëndisur” këtë “projekt” rreth aktiviteteve të realizuara nga mësuesja dhe nxënësit e klasës në fjalë.

Në fund të këtij përurimi, nxënësit i lexuan shkrimet e tyre, të cilat, si një, i relaksuan pjesëmarrësit e këtij programi kulturor. Po ashtu është shfaqur edhe një program me këngë e recitime nga shkollarët e kësaj klase./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.