Hidromorava

Përurohet klinika spitalore më moderne në rajon “Swiss Clinique 2”

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të shtunën është përuruar klinika “Swiss Clinique” më modernia në Ballkan e cila ka të inkuadruar mjek ndërkombëtar e kosovar. Bashkëpronari Bahri Kastrati tha se jemi të sigurt se rrugëtimi ynë do të gjej mbështetje e përkrahje nga popullata e Kosovës e cila në mungesë të shërbimeve më cilësore është detyruar të bredhë poshtë e lartë. Tani këto maltretime e tortura do t`i harroni sepse Evropën dhe mjekësinë evropiane e kemi sjellur këtu në Gjilan. Edhe Lutfi Haziri tha se jam i lumtur që familja Kastrati ka investuar në Gjilan dhe jam krenar që mërgimtari Bahri Kastrati e ka nderuar Gjilanin me këtë investim shumë domethënës. Vërtet si qytet kemi pasur nevojë dhe ende kemi nevojë të kemi shërbime më cilësore tha Haziri.

Në prani të shumë mysafirëve dhe zyrtarëve lokal e qendror të shtunën në Gjilan është përuruar klinika më moderne në rajon “Swiss Clionique” e cila ka një staf vendor dhe ndërkombëtar prej 53 vetave.

Duke folur në emër të bashkëpronarëve Bahri Kastrati e Dr. Aissa Hachler Boudramma, Aziz Sabedini që është edhe pjesë e stafit tha se sot po marrim pjesë në një ngjarje vërtet të shënuar dhe me ndikim të një rëndësie të veçantë për Anamoravën e Kosovën.

“Sot të nderuar pjesëmarrës po e promovojmë njërën nga klinikat më moderne në Kosovë e cila i dedikohet shëndetit të popullatës sonë dhe në sfond të saj ka shërbimet më cilësore të garantuara me aparaturën dhe teknikën më moderne që i duhet shëndetësisë dhe pacienteve kosovarë. Natyrisht që këto investime disa milionësh dhe ky investim me një dedikim të veçantë nuk ishte bërë i mundur pa e pasur anën humane, njerëzore dhe profesionale që ka treguar gjithmonë mërgimtari dhe biznesmeni Bahri Kastrati.

Pra ky sukses dhe ky promovim lidhet me emrin e Bahri Kastratit dhe të bashkëpronarit nga Zvicra. Është një meritë e veçantë e këtij mërgimtari që asnjëherë nuk ka hezituar që dijen dhe anën financiare ta ofrojë në shërbim të Kosovës dhe popullit të saj. Gjithashtu më lejoni që me shumë kënaqësi të ju njoftoj se Swiss Clinique do të jetë e përbërë nga staf vendor dhe ndërkombëtar rreth 50. I kemi mjekët më të mirë në rajon dhe stafin më profesional që është trajnuar e përgatitur në klinikat më të njohura të Zvicrës. Për ne është shumë me rendësi që të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë mjekësore që kryhen këtu përcillen nga Zvicra sepse truri i klinikës është në Zvicër” ka thënë Sabedini.

Uji Dea

Tutje ai tha se jemi të sigurt se rrugëtimi ynë do të gjej mbështetje e përkrahje nga popullata e Kosovës e cila në mungesë të shërbimeve më cilësore është detyruar të bredhë poshtë e lartë. “Tani këto maltretime e tortura do t`i harroni sepse Evropën dhe mjekësinë evropiane e kemi sjellur këtu në Gjilan. I falënderojmë nga zemra të gjitha institucionet shëndetësore lokale dhe qendrore që na kanë përkrahur në pajisjen me dokumentacion përkatës dhe ju sigurojmë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë me të gjithë partnerët tanë vendor dhe ndërkombëtarë. Jemi të betuar që Klinika do të jetë në shërbimin tuaj dhe nuk kemi asnjë synim apo qëllim që ta rëndojmë gjepin e klientëve, madje ne kemi menduar edhe për pjesën tjetër humane, sepse ata që nuk kanë mundësi pagese për shkak të gjendjes së rënduar materiale, do ta ndihmojmë e përkrahim. Mysafirë të nderuar, padyshim që ky investim i madh i dedikohet Kosovës dhe ne jemi të bindur që këtë investim do ta ruajmë, avancojmë dhe begatojmë me vlera të larta në fushën mjekësore.

Ndryshe për informimin tuaj IDMG Swiss Clinique është klinika më e avancuar në Ballkan dhe rajon me aparaturë të teknologjisë së fundit të brendeve botërore dhe është si motër me IDMG me seli në Zvicër. Në kuadër të klinikës sonë do të kryhen shumë procedura dhe intervenime diagnostiko dhe terapeutike. Gjithashtu në kuadër të klinikës do të kryhen edhe shërbimet specialistike nga Radiologjia, laboratori, Gjinekologjia, Pediatria, Kardiologjia, Internoi, Gastro, Endokrinologjia, Urologjia, Ortopedia, Kirurgjia vaskulare, Reumatologjia, Neuropsikiatria dhe Pneumatofiziologjia. Sëiss Clinuqe ka menduar edhe anën laboratorike duke kryer testet laboratorike si:testet biokimike, testet hematologjike, testet imunologjike, testet hormonale, testet virale dhe tumorët markeret, etj.

Kurse Lutfi Haziri i cili së bashku me dy bashkëpronarët edhe kanë prerë shiritin tha se data 5 janar 2019 është një ditë dhe një lajm i shënuar për qytetin e Gjilanit dhe më gjerë.”Jam i lumtur që familja Kastrati ka investuar në Gjilan dhe jam krenar që mërgimtari Bahri Kastrati e ka nderuar Gjilanin me këtë investim shumë domethënës. Vërtet si qytet kemi pasur nevojë dhe ende kemi nevojë të kemi shërbime më cilësore” tha Haziri.

Haziri e ka inkurajuar investitorin Kastrati që të punojë edhe më shumë në këtë drejtim sepse komuna e Gjilanit do ta përkrah çdo biznes të pastër.”Bariu është edhe patriot dhe njeri human dhe këto vlera më shumë se asnjëherë më parë i duhen sot shoqërisë kosovare” tha Haziri.

Pjesëmarrësit e ftuar që ishin të shumtë më pas i kanë vizituar të gjitha dhomat dhe objektet e ndërtuara të spitalit modern në rajon./rajonipress/