Uji Dea

Përurohet çerdhja publike në Drobesh të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, është përuruar sot çerdhja publike për fëmijë. Me këtë rast, komuna e Vitisë është bërë me çerdhen e tretë publike pas asaj në Viti dhe Çifllakë. Në ceremoninë e përurimit dhe prerjes së shiritit mori pjesë kryetari i komunës, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti.

Haliti uroi banorët e Drobeshit dhe të fshatrave përreth për hapjen e kësaj çerdheje, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi i hershëm dhe përkujdesja për fëmijët.

“Kjo është çerdhja e tretë publike në territorin e komunës sonë. Do të hapim shumë më shumë se një çerdhe sepse kemi obligim për përmirësimin e kushteve dhe krijimin e hapësirave shkollore sikurse edhe të çerdheve për filizat e rinj,” tha Haliti, duke falënderuar Këshillin e fshatit, asamblistët nga ky fshat, si dhe Ministrinë e Arsimit për realizimin e këtij projekti.

HW

Ai shtoi se arsimi parafillor mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.
Kurse drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, tha se investimi në këtë objekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për edukimin e hershëm. “Kjo çerdhe do të krijojë mundësi më të mira për fëmijët dhe do të lehtësojë prindërit e kësaj zone,” u shpreh ajo.
Ndërkaq, drejtoresha e çerdhes “Gëzimi Ynë”, Mirlinda Sylejmani-Zuka, tha se është e lumtur që ishte e pranishme në hapjen e kësaj çerdheje, duke falënderuar kryetarin Haliti, drejtoreshën Ajeti dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e projektit.

Ajo shtoi se kjo çerdhe do të ofrojë kushte të mira për fëmijët, staf të përkushtuar dhe programe të përshtatura për zhvillimin e tyre.

Përndryshe, çerdhja në Drobesh do të shërbejë për fëmijët e këtij fshati dhe të zonave përreth dhe është mirëpritur nga qytetarët vitias./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.