GRANDEMALL

Përurohet ambulanta e fshatit në Skifteraj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në Skifteraj të Vitisë, sot është përuruar objekti i ambulantes së fshatit, projekt ky që është realizuar me kontributin e bashkatdhetarëve në bashkëfinancim edhe të Institucioneve komunale. Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti Vjollca Kadolli, ka theksuar se përurimi i ambulantes në Skifteraj, do të jetë një lehtësim për pacientët e këtij lokaliteti, por edhe atyre që jeton përreth.

Ajo ka bërë të ditur se krahas shërbimeve që do tu ofrohen banorëve nga infermierja, gjithashtu që nga java e ardhshme do të fillohet me asistencë mjekësore nga mjeku, një herë në javë.

Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti,është shprehur se jo rastësisht është lënë përurimi i ambulantes mu në ditën e fundit të vitit, ngase kjo simbolizon se po përmbyllim një vit të mbarë të aktiviteteve në mirëqenien shëndetësore në komunën e Vitisë. “Ky projekt është finalizuar fal bashkëpunimit, bashkëveprimit dhe bashkëfinancimit me mërgatën. Mërgata gjithnjë na del ne krah kur kemi nevojë për përkrahje, andaj falënderoj për gatishmërinë dhe humanitetin që po japin në vazhdimësi”, tha kryetari Haliti.

GRANDEMALL

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Basri Aliu, ka thënë se ky objekt i bukur i ambulantes, do të jetë në shërbimin tuaj dhe do të keni mundësit që për disa shërbime ti kryeni këtu në këtë punkt. “Ky përkushtim i mërgatës, është një dëshmi se ata përkundër që jetojnë larg, nuk harrojnë vendlindjen por edhe shëndetin e banorëve të saj”, tha Aliu.

Me rastin e përurimit të ambulantes së fshatit Skifteraj, u shtrua edhe një koktej në ambientet e shkollës fillore, ku kryetari i këshillit të fshatit Demush Sadiku edhe ka paraqitur një pasqyrë të investimeve nga ana e mërgimtarëve të Skifterajt, si dhe ka falënderuar Institucionet dhe organizatat e ndryshme që kanë investuar në këtë lokalitet për gjatë vitit 2018./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.