Eko Higjiena

Përurohen shtëpitë e vëllezërve Kastrati në Karaçevë të Epërme

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kam gëzim të veçantë që sot jam këtu së bashku në inaugurimin e kësaj shtëpie. Duke marrë parasysh edhe gjendjen ekonomike, sociale të kësaj familje ne i bashkangjitemi gëzimeve dhe përurimeve më të sinqerta të kësaj shtëpie ka thënë Shaip Surdulli.

Familja Kastrati, nga fshati Karaçevë e Epërme, deri më tani ka jetuar në një shtëpi e cila nuk i ka përmbushur as kushtet elementare për jetesë. Falë ndihmave solidare nga bashkëfshatarët dhe qytetarëve të tjerë nga diaspora, komunës, firmave të ndryshme dhe banorëve të këtij fshati, nga sot kjo familje do të gëzojë shtëpinë e re.

Fadil Kastrati nga komisioni për ndërtimin e shtëpive të vëllezërve Ramadan, Selmon dhe Ismajl Kastrati ka thënë se shtëpitë janë ndërtuar me të gjitha pajisjet përcjellëse. “Kjo shtëpi në tri hyrje ka kushtuar mbi 31 mijë euro, e po ashtu në muajin qershor është ndërtuar edhe shtëpia e Musa Kastratit dhe për ne Karaçevasit do të thotë shumë, por falë humanitetit, solidaritetit dhe mirëpritjes dhe duke na përkrahur gjithmonë Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, arritëm që t`i strehojmë katër familje me varfëri të skajshme” ka thënë Kastrati.

Uji Dea

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, tha se banorët e fshatit Karaçevë të Epërme, kanë traditë për punë, për unitet, për organizim dhe dëshiroj që kjo traditë të vazhdojë edhe më tutje.“ Kam gëzim të veçantë që sot jemi këtu së bashku në inaugurimin e kësaj shtëpie me tri hyrje. Duke marrë parasysh edhe gjendjen ekonomike, sociale të kësaj familje ne i bashkangjitemi gëzimeve dhe përurimeve më të sinqerta të kësaj shtëpie” tha Surdulli.

Ndërsa, Arben Surdulli, djali i kryetarit Surdulli, i cili së bashku me shokët e tij kishte grumbulluar të holla për ndërtimin e kësaj shtëpie tha se jam shumë i gëzuar që sot po bëjmë përurimin e shtëpive të ndërtuara me kontribut të fshatit Karaçevë e Epërme dhe të disa bashkatdhetarëve. “Falënderoj Këshillin organizativë për ftesën që më është bërë, që unë të vij nga Zvicra dhe tua përcjell përshëndetjet e shefit, shokëve që kontribuuan për këtë shtëpi me tri hyrje” ka thënë Surdulli.

Në emër të familjes foli Ramadan Kastrati, i cili falënderoj të gjithë ata të cilët kontribuuan në ndërtimin e shtëpisë./rajonipress/