Mobi Casa

Përurohen shkollat në Beguncë dhe Sadovinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me rastin e festës së 28 nëntorit u bë përurimi i objekteve të reja shkollore në Beguncë dhe Sadovinë të Çerkezëve.

Festës së 28 nëntorit-ditës së flamurit shqiptar dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më së shumti ju janë gëzuar nxënësit e shkollës fillore “Ahmet Hajdari” në Beguncë si dhe ata që shkollës fillore “Nijazi Rexhepi” paralelja e ndarë në fshatin Sadovinë e Çerikezëve, pasi që sot është bërë përurimi i objekteve të reja shkollore në këto dy fshatra.

Eco Higjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ka marrë pjesë në përurimin e këtyre objekteve shkollore ndër tjerash ka thënë se Komuna e Vitisë, ka zgjedhur që në këtë festë bashkërisht të bëjë përurimin e këtyre shkollave. “Përurimin e këtyre shkollave po e bëjmë me rastin e një feste të veçantë për kombin shqiptar, siç është festa e 28 nëntorit. Me lejoni që sot të ju uroj këtë festë të madhe por edhe nxënësve dhe personelit arsimore objektet e reja shkollore” u shpreh kryetari Haliti.

Përndryshe në përurimin e këtyre shkollave pos strukturave komunale kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë. E për këta të fundit nxënësit e shkollave Sadovinë e Çerkezëve dhe Beguncë u dha një program kulturo-artistik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.