KKVITI

Përurohen investimet e Logosit zviceran

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me LOGOS-in, ka investuar në renovimin dhe instalimin e ngrohjes qendrore të Shkollës Fillore “ Asllan Thaçi “ në Karaçevë të Poshtme.

Me përfundimin e këtyre punëve, drejtues të kësaj shkolle kanë organizuar tubim solemn. Në këtë solemnitet morën pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli,me bashkëpunëtorë dhe përfaqësuesit e LOGOS-it.

Ramadan Guda drejtor i shkollës fillore “ Asllan Thaçi “, falënderoj Kryetarin e komunës së Kamenicës Shaip Surdullin dhe përfaqësuesit e organizatës Zvicerane LOGOS, të cilët bashkërisht financuan në realizimin e këtij projekti më se të nevojshëm për shkollën tonë.“Shpreh kënaqësinë e madhe që ndajë së bashku me ju, gëzimin e inaugurimit të renovimit dhe instalimit të ngrohjes qendrore në shkollën tonë ” tha Guda.

Ai më tej shtoi se shkolla ka një staf të kualifikuar dhe me mësimdhënës të trajnuar të cilët në mënyrë profesionale po zbatojnë reformat bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënje, një ndër përkushtimet tona për zhvillimin e procesit më të mirë edukativo arsimor ishte renovimi dhe instalimi i ngrohjes qendrore, që falë ndihmës dhe përkrahjes nga komuna dhe LOGOS-i këto dy projekte u realizuan.

UBT

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli para të pranishmëve tha se projektet që po i inaugurojmë sot janë realizuar sipas kërkesës së drejtorisë së Arsimit, udhëheqjes komunale dhe falë vullnetit të mirë të Norbert Pijls u realizuan këto projekte .

Surdulli tha se shpresojmë se projektet e këtij lloji nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.

Norbert Pijls, koordinator i projektit LOGOS, tha se është nder i imi personal që gjendem në mesin tuaj, në inaugurimin e këtyre dy projekteve në shkollën tuaj. Projekti LOGOS në komunën e Kamenicës ka financuar qe gjashtë vite, ndërsa në dy vitet e fundit ka investuar edhe në infrastrukturë .

Ramadan Guda drejtor i Shkollës Fillore “ Asllan Thaçi “, ndau mirënjohje Kryetarit të Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli dhe Koordinatorit të projektit Logos Norbert Pijls, për kontributin e dhënë në renovimin dhe instalimin e ngrohjes qendrore./rajonipress/