Hidromorava

Përurimet e trashëguara të Lutës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Hidajete Jashari Latifi – Sot do të inaugurohet edhe një punë e Komunës e projektuar që para 5 viteve, faleminderit kryetar në ikje, që s’paku pas kaq shumë vitesh arrite ta implementosh pjesërisht (sepse ju nuk jeni të aftë as të implementoni projektet e gatshme që ju la kuadri i asaj kohe i Komunës, ). Nuk po arrij të kuptoj si ka mundësi të dilni një ditë para fillimit të fushatës dhe të tregoni për një punë që është nisë që para 5 viteve, dhe detyra (e dhënë nga qytetarët) e juaj ka qenë vetëm implementimi i atyre projekteve e Ju as këtë s’keni arrit ta bëni me kohë ose i keni ruajt për propagim të punës në parafushatë.

Këto veprime tregojnë se sa mbrapa jeni me punë konkrete dhe reale dhe ende keni fytyrë të dilni dhe preni shirita për punët që nuk i keni bërë Ju dhe më e keqja edhe krenoheni me ato. Sa të pa aftë dhe mashtrues që jeni. Dikur kishit shumë akuza për kreun e Komunës, që po mban punëtor me kontratë në vepër, ndërsa sot, Ju pikërisht nga ai grup i punëtorëve profesional që i kanë projektuar dhe iniciuar projektet si; parkut të fëmijëve në Lagjen Dardania dhe çerdhja e fëmijëve që ju me neglizhencë, me një staf të lodhun dhe Komunë të stërmbush me punëtor me Kontratë në Vepër që sillen e rrinë kot nëpër kafiteri, Ju sot dilni, një ditë para fillimit të fushatës dhe përuroni një çerdhe që nuk është projekt e as ide e Juaja e as e stafit tuaj por është meritë e kuadri të asaj kohe, dhe atë e projektuar para disa viteve Ju pikërisht po inauguron punën e qeverisjes së kaluar.

ARKATANA

Dje inauguruat Bibliotekën Rajonale Fan S. Noli, Sot Çerdhen, e nesër çka ju ka mbet? Edhe ju e dini se; identifikimin e lokacionit gjatë hartimit të planit rregullues të qendrës, hulumtimin e investimeve, kompletimin e dokumentacionit dhe dizajnimi i projektit është bërë nga kuadri i asaj kohe. Po ashtu, sot do të inauguroni çerdhen në lagjen e Dardania.

Athu a kaq pak fytyrë keni, dhe kaq të pa ditur po mendon që janë qytetarët e Gjilanit aq sa të sheh mos dijen dhe papunën tuaj!