ARKATANA

Personat e kërkuar në Mogillë, Gjilan e Zhegër përfundojnë në burg

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar dy shqiptarë dhe një serb në tri vende të ndara në Zhegër, Gjilan e Kllokot.

Në fshatin Zhegër të Gjilanit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Eco Higjiena

Edhe në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Kurse në fshatin Mogillë, në Kllokot në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Mitrovicës./rajonipress/