Fundamenti

Personat e fuqishëm nga Serbia, shkatërrojnë Brezovicën me ndërtime ilegale

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nuk është vetëm Prevalla e degraduar nga ndërtimet ilegale, por edhe qendra turistike në Brezovicë, madje nga persona të fuqishëm në Serbi. Kështu ka njoftuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi në emisionin “Puls” të KTV-së, duke njoftuar për masat që ka ndërmarrë kjo ministri për ndërtimet e tilla.

“Komuna e Prizrenit e ka fajin për gjithë këtë kaos që është bërë në Prevallë, për këto ndërtime të tmerrshme që janë bërë. Ligjin e ka shkel komuna e Prizrenit duke lejuar të bastardohet ai vend. Tash duhet t’ju rrënojmë njerëzve këto vila. Kjo është arsyeja që i kemi paditur Komunën e Prizrenit për këtë turp që ka ndodhë. Komuna veç ka penguar kur kemi dashtë me i rrënua”, ka deklaruar Gashi, transmeton orainfo.

Ai ka njoftuar se në Brezovicë ka shkelje edhe më të mëdha me ndërtime të egra nga komuna e Shtërpcës. Gashi ka thënë se kjo komunë ka lëshuar leje në parkun nacional për ndërtime dhe pse nuk e ka një drejtë të tillë.

UBT

“Mere me mend janë bërë ndërtime edhe tek ski-lifti nga njerëz të fuqishëm nga Serbia. Në Brezovicë ka ndërtime të egra në vendet kyçe. Së shpejti do t’ju tregojmë edhe emrat. Përveç figurave nga Prishtina, ka edhe nga Beogradi figura të fuqishme në Brezovicë”, ka thënë Gashi.

Drejtor i Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, ka thënë se inspektorët nuk ka guxuat t’i rrënojë ndërtimet ilegale në Prevallë, sepse kanë pas frikë nga personat e fuqishëm të politikës dhe të biznesit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.