Mobi Casa

Persona të panjohur gërmojnë dhe dëmtojnë kishën e Shën Anës në Dunav

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ditë më parë, persona të panjohur, kanë gërmuar në themelet e Kishës së Shën Anës në Dunav, përkatësisht në këndin e djathtë të pjesës ballore të kishës, me gjasë, në kërkim të ndonjë thesari.

Gërmimi me një gjatësi gati dy metrash si dhe një thellësie poashtu prej afro një metër e gjysmë, ka rrezikuar në masë themelin e Kishës. Gërmuesit , përpos dheut, mbi sipërfaqe kanë lënë dhe një gurë të gdhendur në të cilin ishte shkruar viti i ndërtimit të Kishës, ( 1938 ) si dhe shekulli XIX.

Për rastin, është njoftuar dhe Policia e Kosovës,e cila bashkë me famullitarin e Kishës së Stubllës, Don Albertin,(nën juridiksionin e së cilës ndodhet kjo Kishë) kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe kanë hapur hetimet.

Ky objekt i përket trashëgimisë kulturore që nga viti 2005 kur edhe është inventarizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, të cilët, gjithashtu dolën në vend ngjarje dhe incizuan rastin duke apeluar edhe për një përkujdesje më të madhe ndaj këtij objekti i cili është nën mbrojtje të përkohshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

FIDANISHTJA

Të theksojmë se prej kohës së luftës e këndej kur popullata shqiptare u dëbua, fshati Dunav është i boshatisur.

Vetëm një familje jeton në këtë fshat, përgjatë rrugës Gjilan – Kumanovë dhe atë, tri kilometra larg Kishës.

Vite më parë (2004 ), Komuna e Gjilanit pat shprehur interesim për ta marrë nën përkujdesje këtë lokacion të Kishës, e cila për gati tridhjetë vite mbajti dhe një ambulancë shëndetësore si dhe një depo për veshmbathje e ushqime por, marrëveshja nuk u konkretizua ka njoftuar Sabit Rrustemi zyrtar për promovim në QRTK./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.