United Hospital

Përshkallëzohet dhuna në Kuvend

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas një “armëpushimi” trijavor sërish është kthyer dhuna dhe tensionet në Kuvendin e Kosovës, madje edhe më e përshkallëzuar sesa gjatë tre muajve të kaluar. Dje deputetët e tri partive opozitare në përpjekje për ta parandaluar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme plenare, që në rend dite kishte miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Buxhetin për vitin e ardhshëm, kanë përdorur sërish gaz lotsjellës e madje kësaj here edhe spërkatësin “djegës” kundrejt përfaqësuesve të Qeverisë dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Kështu para se të nisë zyrtarisht mbledhja kryetari i Kuvendit Veseli ka shpallur pauzë dhe më pas deputetët e partive në pushtet e kanë vazhduar seancën në një sallë të improvizuar në katin e pestë të Kuvendit.

Në këtë seancë të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar, të cilët janë shprehur të zhgënjyer me dhunën që kanë parë në legjislativ.

Mobi Casa

Por, derisa seanca po vazhdonte në sallën alternative deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës dhe spërkatës edhe nëpër korridore të Kuvendit në drejtim të sigurimit, pasi nuk po i lejonin të shkonin tek kjo sallë, ku po mbahej seanca. Me këtë rast edhe sigurimi u është përgjigjur me spërkatës, nga i cili është lënduar deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, dhe bashkëpartiakja e tij, Albulena Haxhiu, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.