ARKATANA

Përshëndetje nga Kërçova

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Mora një letër dhe një pendë – T`shkruaj këngë për një legjendë, Djepi Gollakut që e përkundi – I dha popullit, atë që mundi!…

Për Demir Krasniqin këngëtar –
Këngë t`mira plot një thesarë!
Që e dëgjoi krejt bota shqiptare –
Për të cilën s`kursehej fare!…

Demir Krasniqin që mirë këndoi,
Nga zemra populli e falënderoi!
Këtë këngëtarë të pa lodhshëm –
Si qytetar i devotshëm!

Për Demirin si krijues,
Populli është falënderues!
Të gjitha librat që i botoi –
Popullit vet falë, ia dhuroi!…

Edhe nxënësit që i ka mësuar –
T`gjithë nga zemra e kanë uruar!
Shumë të mira i dëshirojnë –
Kurrë për jetë nuk e harrojnë!

Nuk e harrojnë trevat shqiptare,
As shqipja jonë mërgimtare!
Për kombin tonë, jetën e shkriu –
Porosi e kish nga babë Shefkiu!…

Përshtypje t mirë, la në çdo anë –
Si n`çdo trevë, edhe n`Uskanë!
Sjelljes tij, i kishte hije –
Kështu e mësoi nëna Hysnije!

Për Kërçovën, shumë këndoi –
Këngë të bukura i kushtoi!
N`dasma ftohej për çdo vjet –
E donë Kërçova si djalin e vet!

N`Shitovë, martohej një djalë i ri,
Familja e tij, jetonte n`varfëri!
Këtë Demiri, kur e kuptoi –
Falë në dasëm i këndoi!

Hidromorava

Kudo mik, që shkonte Demiri –
Gëzohej shtëpia e çdo nikoqiri!
Pas darke vinin krejt kojshija –
Jehonte kënga, tingëllonte çiftelija!…

Përshëndetje nga Kërçova –
Për t`birin e saj nga Kosova,
Që i thotë – vendlindja e dytë,
Kur ia përmend, i lotojnë sytë!…

Demir Krasniqi, o i madhi doajen –
Pytë Kërçova – kur po vjen?
Gjithmonë je i mirëseardhur –
T`pret Uskana me dyer hapur!

Dasmat kërçovare të kërkojnë –
Shokët kurrë nuk të harrojnë!
Të pret Kalaja, ku ke pushuar –
Me ujë t`ftohtë, ku je freskuar!…

Demir Krasniqi, sot veteran –
Me familje jeton n`Gjilan!
Si harron vëllezërit nga Uskana,
Shkupi, Presheva, Ulqini e Tirana!…

– Vërtetë dasmat i kam lënë,
Por, mua Kërçova buk m`ka dhënë!
Që kurrë për jetë s`do ta harroj –
Ua jap besën, se do t`ju vizitoj!…

Për veprën e tij artistike –
Janë shkrua shumë vargje poetike!
Kjo poemë që kam shkruar unë –
Si një gotë ujë, të derdhim n`lum!

Vait Nasufi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.