ARKATANA

Përshëndetja e fundit e Delawie: Lamtumirë, e ardhmja është në duart tuaja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Derisa javëve të fundit, Delawie pareshtur ka dhënë këshilla e kritika para largimit, sot ai përshëndeti kosovarët ngrohtësisht. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka dhënë lamtumirën e fundit Kosovës, në përfundimin e misionit të tij diplomatik, shkruan Gazeta Express.

Delawie në Twitter ka shkruar se qytetarët dhe liderët kosovarë kanë në duart e tyre të ardhmen e vendit.

“Po e lë çelësin e llogarisë sime të Twitterit në duar të sigurta të zëvendësshefës së misionit diplomatik. Dhe, natyrisht çelësi i të ardhmes së Kosovës është në duart e qytetarëve dhe liderëve të saj. Pres të krijoni një të ardhme të ndritshme. Falëmnderit dhe lamtumirë”, ka shkruar Delawie.

FIDANISHTJA

Diplomati amerikan së fundmi po ashtu ka kritikuar ashpër ndërhyrjen politike në rastin e listave me veteranë të rrejshëm, ndërsa i ka dhënë përkrahje të madhe prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakajt, i cili po hetonte këto lista.

Derisa në një intervistë dhënë para përfundimit të mandatit, Delawie ka thënë se tentativa për ta , shfuqizuar Gjykatën Speciale në dhjetor të vitit 2017, ka qenë një ‘thikë pas shpine’ për Amerikën.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar Philip Kosnett ambasador në Kosovë. Deri tani, ai ishte në një mision diplomatik në Ankara. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.