Fundamenti

Përsëritet kërkesa për shkarkim të shefit të PTK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Agjencia Kundër Korrupsion, AKK i ka dërguar sërish kërkesë bordit të PTK-së për të filluar procedurat për shkarkimin e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Ejup Qerimi pasi që është gjetur në konflikt të interesit si rrjedhojë e mbajtjes së dy pozitave të larta publike.

“Agjencia kundër korrupsion me datën 26.07.2012 me nr 01-2627/2012 ka kërkuar nga bordi i drejtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës – PTK, kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkim të zyrtarit të lartë z. Ejup Qerimi nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës,” thuhet në kërkesën e AKK-së.

AKK kishte deponuar prova në Gjykatën komunale për kundërvajtje në Prishtinë më gusht 2012 se Qerimi si kryeshef Ekzekutiv i PTK-së dhe anëtar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale, gjendet në konflikt interesi.

“Andaj duke u bazuar në kërkesën e datës 26.07.2012 të bërë nga Agjencia kundër Korrupsionit kërkojmë nga ju si mbikëqyrës ti merrni masat e duhura konform nenit 18 pika 8, 9 dhe 11 të ligjit nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e Funksionit Publik,” shkruan AKK, transmeton JNK.

Edhe gjykata e lartë për kundërvajtje si gjykatë e shkallës së dytë, pas ankesës së paraqitur nga i pandehuri (Qerimi), ka vërtetuar më 10 dhjetor 2012 aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë. “Kundër këtij aktvendimi nuk ka vend ankese”, thuhet në aktvendimin e gjykatës së lartë për kundërvajtje.

UBT

Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë për Kundërvajtje më 21 dhjetor 2012. Qerimi duhet të paguajë edhe gjobën prej dymijë euro.

Në dhjetor, Ejup Qerimi i ka bërë të ditur Gazetës Jeta në Kosovë se do të pezullonte detyrën në Trust.

Ai ka thënë se do të përdor mjetet e jashtëzakonshme juridike për të kundërshtuar vendimin e fundit gjyqësor për të.

“Do të inicioj me mjete të jashtëzakonshme juridike, të dëshmojë përmes prokurorisë dhe Gjykatës Supreme se vendimi është i kundërligjshëm” thotë Qerimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.