Mobi Casa

Përsëri shkakton probleme, Schalke dënon Avdijajn

/ 2 minuta lexim
HW

Nuk përfundojnë kurrë problemet për sulmuesin e talentuar kosovar, Donis Avdijaj.

Skuadra gjermane, Schalke 04 e ka suspenduar lojtarin për shkak të disiplinës.

Avdijaj ishte vonuar por nuk dihet nëse në stërvitje apo në grumbullim dhe kjo ka bërë që ai të humbasë ndeshjen miqësore ndaj Paderbornit e fituar nga Schalke 1-0.

Të gjithë lojtarët u aktivizuan në këtë miqësore përveç Avdijajt i cili qëndroi në bankë për gjatë 90 minutave.

“Punët e shtëpisë nuk i kemi publike për të tjerët. Avdijaj nuk ka luajtur dhe ai e di arsyen pse”, deklaroi trajneri i Schalkes, Domenico Tedesco për ‘Sky Sport’.

FIDANISHTJA

Ndërkohë për rastin ka folur edhe drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel, që tregoi të vërtetën e dënimit.

“Nëse një lojtar, kushdo qoftë ai vjen shumë vonë natyrisht që nuk luan. Lojtarët janë profesionistë dhe kur caktohet një orar të gjithë duhet të jenë me kohë aty”.

“Avdijaj nuk do të jetë kurrë me vonesë më këtë sezon”, deklaroi Heidel.

Sulmuesi kosovar gjithmonë ka qenë një problematik dhe Schalke shpesh herë e ka dënuar atë.

Kujtojmë rastin kur Avdijaj ishte aksidentuar me veturën e tij të shtrenjtë tri vite më parë dhe lajmi bëri bujë të madhe në Gjermani, ndërsa kosovari u akuzua për mos disiplinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.