UBT

Përsëri në shoqëri të meshkujve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në ekranet turke po jepet seria turke “Karadai”, ku protagonisti kryesor është aktori i famshëm turk, Kenan Imirzoglu, që ne shqiptarët tashmë e quajmë Ezel, falë suksesit të madh të këtij me serinë me të njëjtin emër. Por me sa duket, aktori i njohur gjen kohë edhe për t’u zbavitur.

Paparacët që s’e lënë rehat, e kanë kapur në një nga plazhet e njohura të Turqisë. Kurioziteti i medieve është se me çfarë femre mund të jetë shoqëruar aktori dhe kjo kureshtje shtohet pas thashethemeve që plasën për aktorin dhe dyshimeve për homoseksualitet.

Eco Higjiena

Edhe kësaj here në plazh Kenan ishte i shoqëruar me meshkuj. Kjo mund të jetë një taktikë e tij mbase për ta mbajtur jashtë vëmendjes mediatike femrën e radhës, ose përndryshe dyshimet shtohen.(zeri)