FITORJA

Përsëri Liridon Zeqiri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Federata e Boksit e Kosovës, të mërkurën ka zgjedhur laureatët për vitin 2012, duke mbyllur kështu aktivitetet për këtë vit, të cilin e ka cilësuar si shumë të suksesshëm kryetari i kësaj federate, Ramadan Selimi.

Në këtë organizim janë shpallur më të mirët në të gjitha konkurrencat, si shpresa e vitit, kadetët e vitit, juniorët e vitit, trajneri më i mirë, gjyqtari më i mirë, klubi më mirë, si dhe shumë shpërblime tjera. Sportistët e vitit janë shpallur Liridon Zeqiri dhe Fatlume Ahmeti. Liridon Zeqiri është shpallur sportisti i vitit në konkurrencën e meshkujve për të katërtën herë me radhë.

“Jam shumë i kënaqur që arrita përsëri të shpallem sportisti i vitit, pasi që kjo është një shtytje e madhe, që të vazhdoj të punoj edhe më shumë dhe të korri suksese edhe më të mëdha se ky vit. Mund të them që kam pasur shumë suksese dhe ishte një vit me angazhime të shumta dhe me shumë suksese. Por, shpresoj që viti i ardhshëm të sjellë edhe shumë suksese më të mëdha”, deklaroi Zeqiri.

Fundamenti

Ndërsa në konkurrencën e femrave, Fatlume Ahmeti është shpallur sportistja e vitit dhe kjo është hera e parë që arrin të fitojë këtë shpërblim. “Është hera e parë që shpallem si sportistja e vitit. Ky çmim do të thotë shumë për mua, pasi që kam punuar shumë që të arrij deri këtu dhe kjo është një shtytje e madhe që të punoj sa më shumë dhe të arrij suksese edhe më të mëdha”, tha Fatlume Ahmeti. Epiteti i boksierit më të mirë në kategorinë e juniorëve i ka takuar Armend Xhoxhajt, i cili këtë çmim e ka fituar për të tretën herë me radhë.

“Hera e tretë që zgjidhem si sportisti i vitit në kategorinë e juniorëve. Të jesh sërish juniori më i mirë, është një përgjegjësi e madhe. Viti 2012 është një vit tejet i suksesshëm, pasi kemi marrë pjesë në shumë turne. Turneu më i suksesshëm për mua është Kampionati Botëror, por shpresoj që në vitin 2013 të kem suksese më të mëdha se ky vit që lamë pas”, u shpreh Xhoxhaj. Kjo federatë ndau edhe shpërblime tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.