Uji Dea

Përse u desh të vdiste Erlindi?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në mënyrë ende të pasqaruar, vogëlushi kishte rënë nga makina. Vetura që ka qenë mbrapa nuk ka mundur të frenojë dhe e ka shkelur Erlindin, duke i shkaktuar plagë të rënda nga të cilat ai ka vdekur në vendin e ngjarjes

Në mbrëmjen e të enjtes në një fatkeqësi të rëndë komunikacioni në Spreitenbach të kantonit Aargau ka humbur jetën vogëlushi 4 vjeçar Erlindi.

Ai ishte i ulur në ulëset e mbrapme të veturës landrover të cilën babai, Enver Fazlija, e kishte huazuar nga shefi i tij. Papritmas dhe në mënyrë ende të pasqaruar, vogëlushi kishte rënë nga makina. Vetura tjetër që ka qenë mbrapa, një audi nuk ka mundur të frenojë dhe e ka shkelur Erlindin, duke i shkaktuar plagë të rënda nga të cilat ai ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Fundamenti

Ambulanca dhe helikopteri Rega që erdhën me të shpejtë, nuk mundën të shpëtonin vogëlushin, i cili vdiq në krahët e babait 29 vjeçar.

Prokuroria ka iniciuar hetime si për ngasësin që ka shkelur Erlindin ashtu dhe për babain e të ndjerit. Ky i fundit ka pranuar për mediet zvicerane se i biri nuk kishte qenë i vendosur në karrigen speciale për fëmijë, siç parashihet me rregulla, por ai pohon se kishte qenë i lidhur me rripin sigurues. As ai dhe as policia deri më tash nuk kanë mundur të sqarojnë shkakun e hapjes së derës së makinës, nga e cila ka rënë vogëlushi. Zëdhënësi i policisë ka thënë vetëm se ngasësi i veturës audi, nuk ka pasur shanse të shmangë fatkeqësinë.

Enveri dhe Bedrija së bashku me Erlindin kishin shkuar në një qendër tregtare për të blerë edhe disa gjëra pasi që të nesërmen do të udhëtonin për në Kosovë, ku Erlindi dhe Merlinda (5 vjeçe) do të vizitonin gjyshërit e tyre. Familjes së re në Zvicër dhe gjyshërve në Kosovë u mbetet vetëm kujtimi për Erlindin bashkë me dhimbjen që do t`i shoqërojë gjithë jetën./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.