ARKATANA

Përse të studiosh Farmacinë në UBT?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Programi Master Shkencor në Farmaci mundëson një përgatitje shkencore të avancuar në fushën mjekësore, që ka për qëllim të formojë një figurë profesionale të ekspertit të barnave.

I diplomuari, pas marrjes së licencës profesionale mund të kryejë profesionin e farmacistit dhe të veprojë si ekspert i barnave në fushën e produkteve për shëndetin.

Fakulteti i Farmacisë në UBT, në partneritet me Universitetin e Debrecenit, të Hungarisë, respektivisht me Fakultetin e Shkencave Mjekësore, ofron një tërësi njohurish teorike dhe praktike, që i mundësojnë të diplomuarve të përballojnë procesin multidisiplinor me ç’rast nga projektimi strukturor, studentët profesionalizohen në prodhimin, tregtimin dhe përdorimin e barnave, sipas ligjeve të përcaktuara.

Eco Higjiena

Të diplomuarit në Farmaci fitojnë njohuri shkencore dhe përgatitje teorike-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të farmacistit dhe të ekspertit të produkteve shëndetësore (produkte mjekësore- kirurgjikale, kozmetike, dietetike, integratorë ushqimorë, produkte herboristerie).

Në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me Universitetin e Debrecenit, të diplomuarit në Farmaci marrin diplomë të përbashkët, titull ky që njihet në Bashkimin Evropian, ku dhe mund të kryejnë profesionin e farmacistit.
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.