ARKATANA

Përse Spahiu dhe Topi nuk janë partnerë natyralë?

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Mero Baze-Kolegët e gazetës Mapo, po përpiqen të prodhojnë një debat rreth shanseve të “Polit të Tretw në zgjedhjet e ardhshme dhe pengesave që sjell identiteti politik i partive për të pasur vetëm dy fronte politike. Ky debat ngec gjithnjë tek ngërçi që krijohet tek Aleanca KuqeZi apo partia e Topit, rreth identitetit të tyre politik.

Desha të ndalem pak më gjatë në këtë pikë.

Së pari, Aleanca Kuqezi dhe Partia e zotit Topi janë të njëjta vetëm se janë parti të reja, por nuk janë njësoj.

Aleanca Kuqezi është një parti me bazë populiste e shtrirë shumë horizontalisht në gjithë vendin, ku bashkohen nacionalikomunistw, nacionalistw të djathtë, të rinj të pashpresë, njerëz aktiv dhe agresivë opozitarë, pra një pjesë agresive e shoqërisë, që refuzon statuskuonë.

Ajo nuk ka një identitete ideologjik të majtë apo të djathtë, por tipar kryesor ka faktin që është opozitë e ashpër.

Partia e zotit Topi nga ana e vet, vërtet po krijohet si parti e re, por po ngrihet mbi një gjeografi të njohur politike brenda qendrës së djathtë, që synon t’i rijapw shanse një partie si PD-ja, por pa gabimet e saj. Kjo e bën atë një parti me identitet të qartë politik, për të cilën nuk jam i sigurtw nëse është vlerë apo pengesë për t’u bërë parti e madhe, pa u shkatërruar PD-ja. Dhe, që të bjerë ngrehina fallco e PD-së, ka vetëm një mënyrë, të rrëzohet Sali Berisha nga pushteti dhe t’i jepet shans një ekipi të ri politikanësh në spektrin e qendrës së djathtë.

Në këto kushte, Aleanca Kuqezi dhe Partia e zotit Topi nuk kanë asgjë të përbashkët për të qenw parti në një koalicion.

Mobi Casa

Ato mund të jenë në koalicion vetëm për arsye teknike, por kurrsesi për ngjashmëri politike. Aleanca Kuqezi është parti agresive, populiste, e ashpër me qeverinë, ndërsa partia e zotit Topi është ende e padalë në fushë betejë, e qartë si parti e qendrës sw djathtë dhe e pasigurtw nëse votat që do t’i grumbullojw, do ti ketë në dispozicion të një qeverie me Berishën apo opozitën.

Në këtë mes ka më shumë dallime mes AK-sw dhe FRD-sw, se sa mes FRD-sw dhe PD-sw nga një anë dhe AK-sw dhe PS-sw nga ana tjetër. Për këtë, arsye nuk ka kuptim të flitet për një “Pol të TretW mes AK-sw dhe FRD-sw, për shkak të identitetit politik.

Shumë parti të vogla të bëra bashkë, nuk është se bëjnë një parti të madhe, por thjesht një koalicion të vogël.

Nëse bie kjo arsye, pra nëse e heqim nga këmbët këtë zinxhirin fallco të identitetit, që Berisha e përdor për të kompleksuar kundërshtarët, atëherë ka kuptim të flitet për koalicione taktike, dhe valorizim votash, që ndodhin vetëm brenda koalicioneve të mëdha.

Sistemi ynë i zgjedhjeve është i pashembullt nga padrejtësia qe prodhon ndaj partive të vogla dhe të reja dhe çdo vlerë opozitare apo politike është e dënuar tw përdorw shanset e këtij sistemi për të mbijetuar. I vetmi kuptim që ka koalicioni me AK-sw dhe FRD-sw, është koalicioni brenda një fronti më të madh politik, qe tejkalon identitetet e tyre, ku ka të majtë e të djathtë, ish komunistw dhe ish të dënuar politik, ish pronarë dhe kooperativistë, të cilët duhet t’i heqin Shqipërisë barrën e të qeverisurit nga një antivlerë kombëtare siç është Sali Berisha.

Ky është i vetmi shans që këto dy parti të jenë bashkë dhe jo të njëjta, siç nuk janë. Çdo variant tjetër për “Pol të Tretw” është i gabuar. Ato është më mirë të dalin më vete, pasi e kanë pragun më të ulët dhe nuk përfshihen në zellin se kush do jetë e para dhe kush e dyta në rezultatin final. Si të tilla, ato mund të forcojnë identitetin e tyre dhe të provojnë t’ia dalin vetw, por duhet të mendohen mirë, pasi ky sistem kriminal zgjedhor nuk mposhtet duke i rënë me kokë, por duke i ngrënë kokat.

Do të ishte më mirë që socialistët si parti kryesore opozitare të angazhoheshin në një platformë të gjerë me partitë e tjera të vogla të së djathtës për ndryshimin e sistemit pas këtyre zgjedhjeve me disa pika të tjera që i bashkon gjithë partitë, për të ndërtuar një Koalicion të madh, se sa të linte partitë e reja të shpërdornin mbështetjen që ekziston për to, duke mos e kthyer dot atë në vota.