Përse qumështi i dhisë është kaq i shëndetshëm

Qumështi i dhisë forcon imunitetin, mbron nga kanceri, është i pasur me minerale dhe me vitamina, ndikon si sedativ natyral, por kjo nuk është e tëra.

Kur bëhet fjalë për prodhimet qumështit, qumështi i dhisë është një ndër ushqimet më të shëndetshme. Përbërja e tij ka më së shumti ngjashmëri me qumështin e nënës. Qumështi i dhisë është aleat në luftën kundër stresit, bronkitisit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Përmban vitamine B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor, e ka edhe 47 për qind më shumë vitamina, e në krahasim me qumështin e lopës, ka më shumë kalium për 134 për qind.

Është i pasur me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për forcimin e eshtrave, si dhe zink dhe selino, antioksidues mjaft të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sistemit imun. Në bazë të disa rezultateve nga ekspertët spanjoll, qumështi i dhisë u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga anemia që shkaktohet si pasojë e mungesë së hekurit në gjak. Për të plotësuar nevojat ditore të organizmit duhet të pini një gotë qumësht prej 200 mililitra.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).