Përse na ndodh të hapim gojën para apo pas gjumit?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Te gjithë e pyesim veten pse na ndodh shpesh të na hapet goja. A është ky një mekanizëm i pavullnetshëm? Kur ne e hapim gojën? Këto janë disa pyetje qe u kane dhënë përgjigje disa shkencëtare.

Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme.

Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë.

Hidromorava

Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes se gojës lejon lirimin e endorfines, hormonit të mirëqenies. Në disa raste gjatë hapjes se gojës ju mund t’iu dalin lot nga sytë duke qenë se stimulohet gjëndra e lotit.

Ndjeni qe po ju hapet goja? Edhe pse nuk mund të jete koha e duhur, ju nuk mund t’i shpëtoni hapjes se gojës. Në këto raste zgjidhja më e mirë është të mbani gojën pothuajse të mbyllur.

Shumë muskujt vihën në punë gjatë hapjes se gojës: ata të gojës, të qafës, të frymëmarrjes dhe të fytyrës. Dhe kur fillon hapja e gojës është e pandalshme. Këto janë disa nga argumentet që pse na hapet goja.