Eko Higjiena

Përse Gjykata donte ta lironte shqiptarin e akuzuar për vrasjen e dyfishtë?

/ 2 minuta lexim
HW

Është gjykata ajo që vendos nëse pas kalimit të 48 orëve duhet dhe sa duhet të mbahet personi në paraburgim. Dhe, në rastin e shqiptarit, kjo gjykatë kishte vendosur për lirim.

Vrasja e dy shqiptarëve dhe plagosja e një të treti që ndodhi në Bazel më 9 mars, me të drejtë pati tronditur qytetarët dhe pati bërë bujë në media. Mënyra e vrasjes që ngjante me qërimin e hesapeve nga bota e mafisë ishte ajo që bënte më shumë përshtypje.

Ndërkohë, sot në mediat e këtushme (edhe në albinfo.ch) është publikuar lajmi për arrestimin e njërit nga dy të dyshuarit për pjesëmarrje në vrasje. Ai është shtetas shqiptar, 41 vjeçar. Por përtej këtij lajmi një televizion lokal (TV Basel) bën të ditur se ky arrestim është bërë shumë më herët “disa javë” para se të publikohej lajmi!

Eco Higjiena

Por përse atëherë Prokuroria Publike e ka mbajtur sekret deri sot lajmin?”, pyet TV Basel. Sipas procedurës së njohur, pas arrestimit të një personi, prokuroria ka 48 orë kohë që të bëjë te Gjykata për masa të detyruara të bëjë kërkesën e argumentuar për t`i caktuar të dyshuarit burgun për hetime, përcjell albinfo.ch. Është gjykata pastaj ajo që vendos nëse duhet dhe sa duhet të mbahet personi në paraburgim. Dhe, në rastin e shqiptarit, kjo gjykatë kishte vendosur për lirim.

Prokuroria pastaj ka ushtruar ankesë, e cila e ka ndalur lirimin e të dyshuarit, duke e kaluar lëndën në Gjykatën e apelit, ka sqaruar një zëdhënës i prokurorisë. Kështu, shqiptari ka vazhduar të qëndrojë në burgun e hetimeve. Vetëm pasi që është siguruar se vendimi për mbetjen e tij në burg është përfundimtar, prokuroria ka vendosur ta bëjë publik lajmin për arrestimin. Prandaj ky lajm nuk ishte publikuar më parë por vetëm sot. Ndërkaq, mbeten të panjohura arsyet e gjykatës për vendimin që ta lironte shqiptarin.

http://www.albinfo.ch/perse-gjykata-donte-ta-lironte-shqiptarin-e-akuzuar-per-vrasjen-e-dyfishte/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.