Fundamenti

Përse është me rëndësi të hani kafjall porsa të zgjoheni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjithë nganjëherë kemi arsyetimet tona pse anashkalojmë kafjallin menjëherë porsa të jemi zgjuar. Vetitë shëruese të konsumimit të kafjallit brenda orës së parë kur jemi zgjuar janë të shkëlqyeshme.

DO TA RREGULLONI SHEQERIN DHE SHPEJTONI METABOLIZMIN

Nëse dëshironi të humbni në peshë ose ta ruani peshën që keni, kafjalli gjatë orës së pare kur jeni zgjuar i mundëson trupit që menjëherë ta rregulloni insulinën dhe nivelin e sheqerin në gjak dhe kështu ta përshpejtoni punën e metabolizmit. Kur niveli i sheqerit në gjak he niveli i insulinës rregullohen, trupi posedon sasinë e energjisë që i nevojitet. Derisa flini, metabolizmi juaj ngadalëson në mënyrë natyrale, sepse trupi ka më pak kërkesa. Nëse hani kafjall brenda orës sa jeni zgjuar, metabolizmit i jepni një fillim të fortë.

Fundamenti

KAFJALLI BRENDA ORËS KUR ZGJOHENI PËRMIRËSON DISPONIMIN

Disa studime kanë ardhur në përfundim se konsumimi i kafjallit brenda një ore kur jeni zgjuar përmirëson disponimin, sepse keni ushqyer trurin porsa jeni zgjuar. Kjo sjell edhe qartësi dhe kujtesë dhe përmirësim i funksioneve kognitive. Anashkalimin e kafjallit kuptojeni sikurse veturën në rezervë. Vetura humbet energjinë dhe funksionet nuk mundet t’i kryejë si duhet.

(Kosova Sot)