Hidromorava

Përplasjet e Kurtit me SHBA-në, Osmani: Edhe mes miqve e familjes ka mosmarrëveshje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për medien e njohur “Reuters”, ku ka folur për situatën e fundit në veri të Kosovës. Në këtë intervistë, Osmani ishte e ashpër me homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiq, të cilin e takoi javën e kaluar gjatë një samiti në Moldavi.

Përveç takimit me Vuçiqin, zonja Osmani u pyet edhe për qasjen e Kurtit rreth veriut dhe nëse ka ndonjë gjë me të cilën nuk pajtohet. Ajo nuk u përgjigjë direkt, duke e tejkaluar thelbin e pyetjes.

“Tani, edhe kryeministri Kurti, edhe unë dhe liderët e tjerë të institucioneve, në fakt, besojmë që Kosova ka qenë shumë bashkëpunuese në shumë fronte, dhe unë dua t’i japë disa shembuj, të cilat qenë të mirëkuptuara. Zgjedhjet nuk u shkaktuan nga ne, zgjedhjet e jashtëzakonshme ndodhën sepse Vuçiqi i detyroi katër kryetarët të dorëhiqen. Kur i detyroi të dorëhiqen, Kushtetuta jonë dhe obligimet tona ligjore kërkonim për të shpallur zgjedhjet” – deklaroi zonja Osmani, duke treguar se Kosova e shtyu procesin e regjistrimit të kandidatëve serbë.

Por, moderatorja insistoi, duke e përsëritur pyetjen sërish.

“Pyetja është e thjeshtë: a është veriu pjesë e Republiëks së Kosovës? Përgjigja është po dhe kështu do të mbetet. Sigurisht, as kryeministri Kurti, as unë dhe askush në Republikën e Kosovës nuk ka autoritetin kushtetues për t’i thënë një oficierit policor mos e mbrojë një qytetar civil që ka autoritetin e plotë nga ligji për të hyrë në një objekt të Republikës së Kosovës. Ne jemi duke folur për sovranitetin e vendit mbi pronën e tij” – deklaroi ajo.

Mobi Casa

“Do të ishte e pamundur, siç thash, edhe në mes miqve më të mirë, edhe mes familjeve, të mos ketë nganjëherë qasje të ndryshme mbi çështje.” – tha ajo.

Pas kësaj deklarate, ndërhyri gazetarja, e cila e pyeti se si do t’i qasej problemit në veri.

Tani nuk dua të flas për të kaluarën, për të qenë e sinqertë. Dua të flas se si do t’i qasemi për të gjetur një zgjidhje përpara dhe dua të theksoj që zgjidhja drejt veprimeve tona të qëndrueshme, po ashtu varet nga të siguruarit që aleancat me ShBA-në dhe BE-në janë të forta. Unë besoj që të punuarit bashkë me aleatët tanë është fuqi, nuk është dobësi.”– shtoi zonja Osmani.

Shefja e shtetit u pyet nëse duhet Policia e Kosovës të largohet nga veriu.

“Policia e Kosovës ka të drejtë për të qenë kudo, në secilën pjesë të territorit të Kosovës, ku do që e shohin të nevojshme bazuar në vlerësimet e tyre të sigurisë. Kështu vlerësimet e sigurisë ëshë puna e profesionistëve brenda institucioneve të sigurisë. Nëse vlerësimet e sigurisë së tyre është që të jenë në një objekt të veçantë përderisa është në territorin e Kosovës, do të jeni aty. ” – vlerësoi Osmani.