ARKATANA

Përplasje të mëdha, koalicioni PAN drejt shkatërrimit? Ja skenari Thaçi-Veseli

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Përplasjet dhe akuzat në mes të partnerëve të koalicionit PAN, sidomos për çështjen e taksës, kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave, ku debatet në distancë në mes të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj kanë qenë të ashpra.

“As dallimet, as përçarjet e as përplasjet deri në shkallë verbale, nuk lëkundin pozitat e njëri-tjetrit, sepse ambiciet e tyre janë pushteti dhe vetëm pushteti me çdo kusht e me çdo çmim”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Përplasjet dhe akuzat në mes të partnerëve të koalicionit PAN, sidomos për çështjen e taksës, kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave, ku debatet në distancë në mes të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj kanë qenë të ashpra.

E analisti politik, Ramiz Bojaj, duke përcjellë këto debate, ka thënë se tanimë këto zhvillime po i zbulojnë akoma më shumë dallimet e mëdha dhe përçarjet që mund ta ndërpresin shpejtë jetëgjatësinë e brishtë dhe jo funksionale të koalicionit PAN.

Sipas tij, kanë mbetur vetëm interesat e ngushta personale për të qenë në pushtet nga individët kryesorë që po e mbajnë në jetë këtë koalicion të interesit kriminal.

“Dallimet e mëdha në koalicionin e PAN-it, edhe pse janë të pakapërcyeshme, sidomos rreth taksës dhe avancimit të planit të ndarjes së Kosovës, kanë rrënuar tej mase imazhin dhe seriozitetin e shtetit. Njëri arsyeton vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe, tjetri alarmon për heqjen e saj. Njëri mbron kufijtë e shtetit të Kosovës, tjetri kërkon përkrahje të fortë për arritjen e “ujdisë” me Beogradin për të konkretizuar synimet e Serbisë, në mënyrë qe kjo të kapë sa më shumë territor të vendit tonë. Ky është mjerim politik e diplomatik, shumë i dëmshëm për vendin”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Bojajt, këtë koalicion të marrëzisë po e mban në jetë vetëm dëshira për të qenë në pushtet dhe zhvatur.

Eco Higjiena

“Përkundër këtyre qëndrimeve diametralisht të kundërta, krye kuvendarin Kadri Veselin e SHIK-PDK-së dhe kreun e Qeverisë, Ramush Haradinajn e AAK-së, i bashkon vetëm një gjë: dashuria e pafund për pushtet. As dallimet, as përçarjet e as përplasjet deri në shkallë verbale, nuk lëkundin pozitat e njëri-tjetrit, sepse ambiciet e tyre janë pushteti dhe vetëm pushteti me çdo kusht e me çdo çmim. Edhe pse fërkimet e fundit në SHBA në mes të Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, në dukje të parë të pakapërcyeshme, në fakt, kjo nuk është e tillë. Për aq kohë sa nuk rrezikohen pozitat e pushtetit të Haradinajt e Veselit, të gjitha përplasjet do të tejkalohen”, theksoi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Lexoni edhe:
Ja kush e paralajmëron fundin e Blerim Devollit dhe zhvatjes së Telekomit

E nëse opozita nuk arrin ta rrëzojë këtë koalicion të së keqes, ai thotë se as edhe cenimi i tërësisë territoriale të Kosovës nga udhëheqësit e lartë shtetëror të ardhur nga SHIK-PDK-ja, Thaçi-Veseli, nuk e rrënojnë këtë koalicion pa asnjë parim e pa asnjë përgjegjësi por me ego pushteti.

“Megjithatë Kadri Veseli, sikurse edhe Hashim Thaçi po tentojnë t’i bëjnë gropën kryeministrit Haradinaj, por meqenëse edhe pushteti i duetit Thaçi-Veseli, është i varur nga Haradinaj, këta nuk janë të interesuar qe ta rrëzojnë këtë nga posti i kryeministrit, por qëllimi i tyre është diskreditimi i kreut të Qeverisë dhe futja në lak, në mënyrë qe të hiqet taksa ndaj produkteve serbe e të arrihet sa më shpejt marrëveshja e fshehtë Thaçi-Serbi, për ndarjen e Kosovës”.

“Kjo është taktikë konspirative e kriminale e SHIK-ut në raport me partnerët e vet, si në të kaluarën ashtu edhe sot. PDK-SHIK, ka për qëllim denigrimin e partnerit qeverisës dhe të përfitojë për vete përkrahje më të madhe ndërkombëtare, pavarësisht dëmit të madh që mund t’i sjellin shtetit të Kosovës. PDK-ja është dëshmuar si parti e kurtheve, tradhtisë, konspiraconeve, shantazheve e linçimeve për të ruajtur kupolën e pushtetit të vet piramidal, korruptiv e kriminal”, tha analisti Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Lexoni edhe:
Qëndrimi francez, kërkohet largimi dhe llogari nga Thaçi për tradhti kombëtare

Prandaj, sipas Bojajt ky koalicion duhet të bjerë sa më parë, ndërkaq, koalicionet e reja duhet të ndërtohet në atë mënyrë, që SHIK-PDK-në, ta mbajnë sa më larg nga pushteti, duke eliminuar kokat më të shantazhuara të saj, Thaçin e Veselin, të cilët janë dëshmuar se janë zërat e Serbisë në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.