Përplasje qëndrimesh në Bruksel, Mogherini nuk lëshon pe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qysh në orën 9 të mëngjesit ka filluar takimi mes kryeministrit Isa Mustafa dhe ati j serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ku po bisedohet për katër çështje madhore: Telekomin, Energjetikën, Asociacionin e Komunave Serbe dhe të ashtuquajturin ‘Parku i Paqës’.Takimi mes tyre është duke vazhduar edhe këto momente, ndërsa prej se ka filluar në mëngjes, palët e kanë ndërprerë vetëm për një pauzë të shkurtër.

“Zëri” mëson se takimi po zhvillohet nën presione të mëdha, ndërsa dy kryeministrat vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis mes tyre.

Sidoqoftë përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila po ndërmjetëson takimin, po insiston që të mos përfundojë deri në arritjen e marrëveshjeve për pikat e lartpërmendura.

Fundamenti

“Aty ku palët janë më të koncentruar dhe ku ka më shumë përplasje është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tregon ky burim për “Zërin”, derisa shton se “pala serbe po insiston në atë që të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që po e kundërshton pala kosovare e cila po nuk po pajtohet që të ketë themelim të Asociacionit pa u bërë paraprakisht shpërrbërja e strukturave paralele në veri të vendit”.

“Zëri” po ashtu mëson se Mustafa sot pasdite ka pasur të udhëtojë në për Gjermani ku do të takojë kancelaren Angela Merkel, por për shkak të takimit të stërzgjatur në Bruksel i është dashur që të shtyjë fluturimin. /Zëri/