Hidromorava

Përplasje ndërmjet Muratit e Hotit: S’ka ndodhur asnjëherë të merret kredi për të financuar skemat sociale

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është përplasur me ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Muratin, në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare për kredi nga Banka Botërore në vlerë 47 milionë euro për skemat sociale, raporton Ekonomia Online.

Hoti në seancë ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që të merret kredi për t’i financuar skemat sociale e pensionale në një situatë normale.

FIDANISHTJA

Hoti këtë deklaratë e bëri në Kuvend, pasi ministri Murati prezantoi një marrëveshje ndërkombëtare për kredi nga Banka Botërore në vlerë 47 milionë euro për skemat sociale.“Që të rishikohen skemat pajtohemi sepse ka qytetarë që plotësojnë kushtet dhe s’marrin dhe anasjelltas. Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë ndoshta prej vitit 2008 e këndej që shteti i Kosovës të marrë kredi për të paguar skemat sociale ose paga. Në fund të fundit çfarë shtetit jemi nëse nuk arrijmë që me të hyrat që kemi të paguajmë skemat sociale e pensionale. Vetëm Palestina ose Sahara Perëndimore që kanë vështirësi për konsolidimin e institucioneve marrin kredi të tilla”, ka pohuar Hoti.Hoti shtoi tutje se është e pakuptimtë të merret kredia pas buxhetit të miratuar.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë siguruar që gjatë marrëveshjes me Bankën Botërore pjesa më e madhe e mjeteve të shkojnë në xhepat e qytetarëve.“Ne si ministri e Financave kemi nënshkruar marrëveshjen e financimit për projektin e reformimit të sistemit të ndihmës sociale me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që është në kuadër të Bankës Botërore. Vlera totale kap shifrën e 47 milionë eurove dhe do t’i mundësojë qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetit e sistemit të asistencës sociale ku përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejt familjeve në nevojë si dhe avansimin e sistemeve të integruara sociale në mënyrë që të krijohet mundësia që në të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale në raport me nevojat e qytetarëve. Jemi siguruar që gjatë negocimit të sigurojmë kushte sa më të mira që sa më shumë mjete të shkojnë në xhepat e qytetarëve, asistenca teknike është e kufizuar”, u shpreh Murati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.