FITORJA

Përplasje ndërmjet Hotit e Muratit, Ish-kryeministri: Qeveria po merr kredi për skemat sociale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka pasur një përplasje me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në komisionin për Buxhet ku u diskutua lidhur me një kredi nga Banka Botërore, në vlerë të 15 milionë eurove, e që do t’i dërgohet kuvendit si Marrëveshje Ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka kritikuar ministrin Murati për këtë kredi, duke i thënë se po lëvdohet që ke bërë menaxhim të mirë e në anën tjetër po hynë kredi për skema sociale.“Asnjëherë nuk ka ardhur në asnjë qeveri kërkesë për me marrë kredi për skema sociale. Çfarë ministri je ti, lëvdohesh se ke bë punë të mira e këndej kërkon 15 milionë euro kredi”, i ka thënë Hoti-Muratit.

GRANDEMALL

Sipas deputetit Hoti, asnjëherë që nga paslufta nuk ka ndodhur të merret kredi për mbulim të shpenzimeve për paga dhe për skema sociale.“S’ka pasur asnjëherë asnjë ministër që ka kërkuar kredi për me i mbulu pagat e ti po i kërkon”, ka thënë Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.