UBT

Përplaset avioni i vogël, shqiptari shpëton pilotin zviceran

/ 2 minuta lexim
HW

Zeqir Rexhaj (49) ishte i pari që kishtë mbrritur në vendin e përplasjes së avionit në Muhen AG. Ai ka shpëtuar pilotin nga rrënojat e avionit që po digjej.

Në mesditë në komunën Muhen në Argau është rrëzuar një aeroplan i vogël. Gjatë rrëzimit, avioni u përplas me një makinë. Nga ky aksident kishte marrë plagë piloti dhe shoferi i automjetit.

20min raporton se pa ndihmën e Zeqir Rexhaj (49) nga Wohleni AG, piloti zviceran ndoshta nuk do t’i kishte mbijetuar rrëzimit.

Sipas 20min kosovari nxorri pilotin në minutën e fundit nga aeroplani të cilin e kishte kapluar zjarri, përcjell albinfo.ch

Rexhaj kishte rastisur gjatë kthimin nga puna prej Dulliken drejt Köllikenit.

” Pashë në të djathtë një avion shumë ulët duke fluturuar. Ishte e çuditshme, sepse aty afër nuk ka asnjë pistë “, thotë Rexhaj.

Gjatë rrëzimit avioni u përplas me një veturë, duke e rrokullisur atë.

ARKATANA

Ai ishte ndalur menjëherë dhe ka vrapuar në drejtim të aeroplanit të akasidentuar.

“Unë pashë që avioni ishte djegur dhe gruaja në makinë nuk ishte në rrezik, dhe kam vendosur për të ndihmuar pilotin”, thotë Rexhaj, tranemton albinfo.ch.

“Unë reagova dhe e kapa për koke duke e tërhequr nga avioni”, tha Rexhaj.

Më pas Rexhen e kishin ndihmuar disa kalimtarë të tjerë për të tërhequr viktimën më largë avionit që ishte rrezik të shpërthentë në cdo moment.

“Jam shumë i lumtur që kam mundur ta ndihmojë pilotin”, thotë Rexhaj duke shpresuar se mund ta vizitojë në spital ditët në vjim.

” Shpresoj se ai do të vazhdojë të ketë një jetë të gjatë dhe të lumtur pas këtij incidenti.”, thotë Rexhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.