Fundamenti

Përplasen për Specialen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykata Speciale edhe një herë është bërë shkas i përplasjes së deputetëve të opozitës dhe të pozitës gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Albin Kurti akuzoi rëndë PDK-në dhe kreun e saj, Hashim Thaçin, në lidhje me raportin konfidencial të EULEX-it, të publikuar nga disa media në Kosovë, i cili flet për luftën e brendshme në PDK dhe synimin e kësaj partie siç tha ai, për kontrollin e plotë rreth krijimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, në raportin e EULEX-it tregohet qartë se PDK do të vazhdojë të kapë shtetin, derisa akuzoi akterët kryesorë të kësaj partie se për të mbetur në pushtet nuk kursejnë asnjë mekanizëm. Ai madje zbuloi edhe “planin” e PDK-së rreth krijimit të Gjykatës Speciale, por edhe për prapaskenat për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në shtatorin e sivjetmë.

FIDANISHTJA

“PDK-ja po synon të ketë kontroll të plotë për krijimin e Gjykatës Speciale, që Kosova të shkojë në zgjedhjet parlamentare në pjesën e dytë të viti 2015, derisa Grupi i Drenicës të lirohet para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe Gjykata Speciale të krijohet në janar të 2016-s e shumë akuza të tjera”, ka thënë Kurti para deputetëve të Kuvendit.

Sipas tij, Hashim Thaçi në bazë të këtij “skenari” dëshiron të bëhet president dhe siç tha ai, Kadri Veseli “dëshpërueshëm dëshiron të bëhet kryeministër”. Këto akuza me gjasë e kanë bërë nervoz kryetarin e Kuvendit, Veselin, i cili e falënderoi, siç tha ai, “për këtë poezi”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.