Uji Dea

‘Përpjekjet e Serbisë për ndikim në drejtësinë franceze nuk kanë të ndalur’

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arianit Koci, avokati i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, ka bërë të ditur se përpjekjet e Serbisë për të ndërhyrë dhe për të patur ndikim në drejtësinë franceze nuk kanë të ndalur, transmeton “Zeri.info”.

Sipas tij, kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, për siç ka shkruar ai, krimet e supozuara në Kosovë si dhe akuza që janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, sipas Kocit, është jo vetëm sulm ndaj Ramushit, por edhe sulm ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues të saj, përcjell “Zeri.info”.

Koci përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se politikanët në pushtet nuk guxojnë të sillen thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Andaj sipas tij, edhe qasja ndaj dialogut duhet të ndryshoj.

“Kjo situatë duhet të shërbej si bazë për vendosjen e një qasje të re në dialogun me Serbinë. Defetizmi apo kryeneçësia nuk janë zgjidhje. Platforma duhet të jetë e qartë dhe në shërbim te interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Koci.

Postimi i plotë i Kocit:

Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e z.Haradinaj, për krimet e supozuara në Kosovë, akuza që janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, është jo vetëm sulm ndaj Ramushit, por edhe sulm ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues të saj.

ARKATANA

Për më tepër, përpjekjet e Serbisë për ndikim në drejtësinë franceze, prej momentit të ndaljes së z. Haradinaj, nuk kanë të ndalur.

Pse duhet në një çështje juridike, të deklarohen në kontinuitet, Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sërbisë?

Është koha e fundit, ti mbrojmë interesat e vendit.

Politikanët në pushtet nuk guxojnë të sillen thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Kjo situatë duhet të shërbej si bazë për vendosjen e një çasje të re në dialogun me Serbinë.

Defetizmi apo kryeneçësia nuk janë zgjidhje.

Platforma duhet të jetë e qartë dhe në shërbim te interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.