Eko Higjiena

Sqarohet drejtori i Qendrës Kryesore në Mjekësinë Familjare në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, pas disa shkrimeve të fundit, dëshiron të sqaroj publikun marrëveshjen e arritur në mes të Komunës së Gjilanit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Caritas-Kosova rreth tre vite më parë, lidhur me projektin “Përkujdesja shtëpiake shëndetësore për të moshuarit dhe njerëzit e palëvizshëm”, ku të tri palët participojnë në shumën e caktuar nëpërmjet kësaj marrëveshje.

Qeveria komunale e Gjilanit, në krye me Lutfi Hazirin, ka bërë punë të jashtëzakonshme për ofrim të shërbimeve shëndetësore ndaj të gjithë qytetarëve të saj deri në punktin më të largët, siç është Verbica e Zhegocit apo Shurdhani si AMF (Ambulanca të Mjekësisë Familjare) të cilat janë të hapura pesë ditë në javë.

Që të arrihet kjo, ka qenë e nevojshme të aktivizohen një numër i punëtorëve shëndetësor nëpërmjet projektit të Caritas-Kosova për ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe përkujdesje shtëpiake.

Është viti i tretë me radhë që këta punëtorë ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e komunës së Gjilanit, për të gjithë ata pacientë të cilët janë të palëvizshëm, raste të rënda dhe të atyre të cilët janë pa përkujdesje shtëpiake, ku ekipet e tona shkojnë në shtëpi dhe i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme.

Uji Dea

Pagesa për punëtorët shëndetësor është vazhdimësi dhe bëhet në periudha kohore të caktuar nga palët nënshkruese të kësaj marrëveshje në bazë të participimit nga ana e tyre.

Institucionet komunale siç është QKMF, DSHMS, e konkretisht kryetari i Komunës Lutfi Haziri, janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet në fjalë dhe të martën, ky i fundit është takuar me përfaqësuesin e Caritas-Kosova, Don Viktorin dhe janë duke punuar në atë drejtim që sa më parë që është e mundur t’i kryejmë obligimet ndaj punëtorëve shëndetësor.

Komuna e Gjilanit nuk do t’u mbetet borxh as edhe një cent këtyre punëtorëve, thuhet në sqarimin e drejtorit të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Gjilan, dr. Fejzulla Berisha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.