Uji Dea

Përpjekja 2 për Specialen këtë javë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës pritet që këtë javë ta riprocedojë amendamentin e njëjtë kushtetues, i cili hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, i cili herën e parë nuk kishte marrë 80 votat e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit. Zyrtarisht Qeveria vazhdon të heshtë rreth modalitetit që do ta aplikojë për ta riproceduar ndryshimin kushtetues.

Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se nuk do të kalojë lehtë përpjekja e dytë e Qeverisë, pasi konsiderojnë se kjo çështje është mbyllur kur deputetët i kanë thënë herën e parë ‘jo’ ndryshimit kushtetues për specialen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burime të gazetës kanë thënë se partitë e koalicionit janë “bindur” se do t’i bëjnë 80 votat e nevojshme për ta kaluar Specialen, pasi “Thaçi ka arritur t’ua ndryshojë qëndrimin disa prej deputetëve të vet kundërshtues”. Në qeveri nuk është në diskutim plotësimi apo ndryshimi i amendamentit ekzistues, të cilin Gjykata Kushtetuese e kishte cilësuar të jetë në përputhje me Kushtetutën.

United Hospital

Derisa nga PDK-ja vazhdojnë të heshtin, sa i përket sigurimit të numrave për specialen, as partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike të Kosovës, nuk e di se kur deputetët do t’u duhet t’i ngrenë sërish duart për specialen.

I pyetur nëse i kanë bërë numrat si koalicion, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka theksuar se nuk mund të flasë në emër të koalicionit. Por ka konfirmuar se në LDK janë unik sa i përket kësaj çështjeje.

http://koha.net/?id=27&l=68046

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.