Fundamenti

Përparime në ndërtimin e PKK-së Kapi e Sfircës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të Komunës së Kamenicës, Policisë së Kosovës dhe Doganave ku është diskutuar dhe raportuar mbi progresin në ndërtimin e pikë-kalimit të ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në lokacionin Kapi e Sfircës, për të cilën është arritur pajtimi në Bruksel me kërkesën dhe insistimin e shtetit të Kosovës në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërkufitar IBM.

Në takim, përfaqësuesit nga Policia e Kosovës kanë raportuar se është hartuar projekti dhe kanë filluar procedurat e tenderimit dhe kontraktimit, ndërsa nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë konfirmuar se kanë përfunduar procedurat e shpronësimit dhe në vijim është procedura e pajisjes me lejet përkatëse. Komuna e Kamenicës, e përfaqësuar nga nënkryetari, raportoi se janë duke i përfunduar aspektet ligjore për ofrimin e shërbimeve që ndërlidhen me funksionimin e kësaj pike të kalimit kufitar.

Eco Higjiena

Inaugurimi i fillimit të punimeve pritet të bëhet gjatë muajit shtator të vitit 2016. Rëndësia e hapjes së pikë-kalimit kufitar Kapia e Sfircës e cila do të lidhë Kamenicën me Medvegjën është e madhe ngase do të kontribuojë në zhvillimin e komunës së Kamenicës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe do të shkurtoi udhëtimin e shqiptarëve të Medvegjës për më shumë se 80 km. Kjo pikë kufitare do të funksionoi sipas modelit të IBM-së për pikë-kalimet kufitare në mes të dy shteteve.

Në takimin e kryesuar nga ministrja për Dialog Edita Tahiri morën pjesë edhe Dren Zeka-këshilltar kryesor politik i ministres, Arben Çitaku, Sekretar i Përgjithshëm i MMPH, Shaban Guda, drejtor i Policisë Kufitare, Fatmir Matoshi, nënkryetar i komunës së Kamenicës, Bekim Mehmetaj, udhëheqës për IBM në Doganat e Kosovës dhe Halil Fejza dhe Blerim Mustafaj nga Policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.