Fundamenti

Përparim Rama: Jemi kolektivisht të pikëlluar për humbjen e koleges sonë – Arkitektes Merita Mihovci

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Merita ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit tonë. Kontributi i saj në Kryeqytet në projekte të panumërta publike, dhe përkushtimi i saj ndaj shërbimit publik, do të na mungojë të gjithëve ka shkruar Përparim Rama.

Qëndrimi i saj pozitiv, gatishmëria për të ndihmuar dhe buzëqeshja e saj do të na mungojnë të gjithëve.

RCCOLA

I shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes, e të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Meritën.