RCCOLA

Përparim Osmani – Laqi përforcon kampionët e Dritës

/ 1 minutë lexim

Mbrojtësi i djathtë i Prishtinës Përparim Osmani i pakënaqur me angazhimin e pakët në skuadrën e Prishtinës ka kërkuar që t`i bashkëngjitet kampionëve aktual të Kosovës Dritës. Laqi 30 vjeçar edhe pse ka kontratë gjerë në qershor me Prishtinën ka arrit të gjejë gjuhë të përbashkët duke u hazuar tek “bardh e kaltërtit” e Dritës.

Mbrojtësi Osmani ka deklaruar se nuk ishte aspak e lehtë të largohet nga Prishtina “Prishtina është një klub shumë i mirë i organizuar, mirëpo futbolli i ka këto gjëra
dhe nuk ka asgjë të keqe ti bashkohem Dritës. Në Prishtinë kam kaluar momente shumë të mira dhe skuadrës së Prishtinës i dëshiroj suksese dhe në fund të rikthej titullin e kampionit në kryeqendër”.

Mobi Casa

Përparim Osmani edhe me herët ka qenë pjesë e Dritës./rajonipress/